Shqipëria dhe Lufta e Tretë

Kultura

Shqipëria dhe Lufta e Tretë

Nga: Atdhe Geci Më: 26 mars 2022 Në ora: 14:01
Atdhe Geci

A do të jemi  vazhdues  biologjik  të  jetës

dhe të hapësirës, kërcënimi  vjen  nga  një

i çmendur i Kremlinit, që  fle  me bombat

dhe  i  cili  veten  e  do sundimtar të botës.

 

Në histori disa gjëra janë të parrëfyeshme

të parrëfyeshme po  bëhen  dhe  dhimbjet

e parrëfyeshme do të jetë  prania  jonë në

kohë, një Luftë e Tretë kudo na kërcënon!

 

S´di pse është dobësuar pika mbështetjes

vetëdija dhe misioni  liri  për  njerëzimin

mendja me armë kudo shtjejnë  me  armë

çasti e kërkon që të jemi në anën e duhur.

 

Të frikshmit kudo janë shtuar dhe vrasin,

gënjejnë te të vetët e tyre  që  janë  si ata.

Evropa është e zgjuar më të  mirat  e  saj,

ndryshe, lufta atomike do jetë plagosëse!

 

Atdheu im në Evropë  e  ka  shpirtin dhe

qenien. Jemi trashëgimtarë të pellazgëve

gjuhën që e flas  e  kemi Gjuhë të Zeusit,

tërë Zeusët  i kam në shkronja të shqipes.

 

Atdhe Geci - Dortmun, 26. 03. 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat