Babai dhe djali

Kultura

Babai dhe djali

Nga: Bashkim Saliasi Më: 26 mars 2022 Në ora: 20:04
Bashkim Saliasi

Tregojnë:- dikur njerëzia,
pleqtë nuk i mbanin në shtëpi,
bezdi e kishte familja,
djali në kurriz merrte babanë e tij.

Kalonte një lumë,
më pas një livadh,
ngjitej lartë në pyll,
afrohej te shpella në mal.

Nga kurrizi babanë e zbriste,
pa u menduar mirë,
në shpellë,
poshtë e hidhte.

Ndryshuan kohërat tregojnë
për djalin që po u kallzojë,
nga kurrizi babanë zbriti,
e puthi, e përqafoj.

Në kohën kur po ndahej,
babaj hoqi në shpirt,
-ç'ke e pyeti djali, 
që kaq shumë rënkove!?

Mu kujtua babai im,
shume vite më parë,
këtu e hodha… 
nuk këmbeva një fjalë.

Qendroj djali!...
u mendua mirë,
mori babanë e hodhi në shpinë,
e ktheu në shtëpi ndryshoi terezinë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat