Aktroja Kumrije Hoxha nderohet me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore

Kultura

Aktroja Kumrije Hoxha nderohet me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore

Më: 27 mars 2022 Në ora: 15:25
Glauk Konjufca dhe Kumrije Hoxha

Kryetari Konjufca ndau Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Botërore të Teatrit, e cila u mbajt sot në Prishtinë.

Gjatë kësaj ceremonie, kryeparlamentari Konjufca ndau Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore, çmim ky që iu dha aktores Kumrije Hoxha.

Ndryshe, 27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, iniciuar në Kongresin e nëntë Botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s, me propozim të Finlandës.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat