O na ka ardhur kryetari

Kultura

O na ka ardhur kryetari

Nga: Musa Ahmetaj Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:27
Musa Ahmetaj

Kurrë nuk kisha besuar

Që në fushatë për një muaj

Të marr përvoja të mira

Sikur të isha në vend të huaj
 

Pata fatin shumë të mirë

E përjetova me shumë mall

Me duar të mia e preka

Viçin me gjithë nënë në shtallë

 

Madje në një vend malor pashë

Me desh e dele në bjeshkë si dilet

Por isha shumë kurreshtar të dija

Cila prej tyre vërtet mjelet

 

Djathi, kosi dhe bulmete të  tjera

Si bëhen në mënyrën e thjeshtë

Madje edhe nga bujku mësova

Se gruri po u mbjellka në vjeshtë

 

Zemra më bëhej mal

Kur më prezentonte fshatari

Me të madhe bërtiste në oborr

O  na ka ardhur kryetari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat