Marshi i origjinës

Kultura

Marshi i origjinës

Nga: Atdhe Geci Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:12
Atdhe Geci

Pellazgia jeton  te shqiptarët e sotëm

Shqipëri janë trojet e pellazgo ilirisë

në shqip shkruanin iliro-albanët, dhe

në gjuhën  shqipe  shkruante Homeri.

 

Nuk ka një gjuhë  tjetër  perëndie, si

shqipja jonë, si gjaku i  saj  gjuhësor

si dielli ynë  dhe  hëna  shkëlqimtare

si katër elementet krijuese të natyrës.

 

Shqipëri, muzë  me gjinjë të krijimit

në  të  gjitha  trajtat  t´i je fryma e re.

dritë  ty t ́u  bëftë  gjaku  i  shqipevet

dritë t ́u bëftë gjaku  shkrimor  i  saj!

 

Jam në Kodër të Diellit në  Prishtinë

ndryshimi kufirit s ́është i pamundur

të kaluarën e keqe ne do ta shembim

qëllimi ynë kurrë s ́ka qenë  më afër!

 

Shqipëri e të gjithë shqiptarëve,lëviz

merrja tokat tona  grekut edhe serbit

dhe marsho në udhën e popullit tënd

hap rrugë, nise  Marshin e Origjinës!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat