Komisioni i dështuar

Kultura

Komisioni i dështuar

Nga: Musa Ahmetaj Më: 28 mars 2022 Në ora: 22:49
Musa Ahmetaj

Dashtën ta formojnë

Komisionin për kunja

Duke e pasur në kokë

Eshtë për bythë të huaja

Paria e të zgjedhurëve

Dolën edhe në foltore

U dakorduan ta votojnë

Dhe ate me ngritje dore

Sytë nuk i lëviznin dot

Te askush s,kishte trembje

Pak para votimit e mësuan

Kunji vërtet paska dhembje

Këto dhembje nga ne askush

Fare nuk mund t,i durojmë

Këtë komision parlamentarë

Nga sot nuk do ta votojmë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat