Historitë e një ferri të një pylli në tokë

Kultura

Historitë e një ferri të një pylli në tokë

Nga: Sokol Demaku Më: 29 mars 2022 Në ora: 21:04
Nuk ishte vetëm Feka që u varros pa emër, ishin qindra shqiptarë

Një tregim marrë nga lirbi me titull ”Den konstiga skogan”-” Pylli i çuditshëm”, në gjuhën suedeze botuar nga autori Sokol Demaku, libri është botua në vitin 2019, ku paraqet Luftën e  lavdishme të popullit shqiptar kunder okupatorit slav në Kosovë 1998–1999. Libri ka bërë jehon tek lexuesi suedez deri me tani.

Ky tregim i dedikohet një martiri nga fshati Rezallë vrarë nga fallanga serbe në fsahtin Rezallë e re sot 23 vite më parë, emnri i personit është ndryshua nga autori, ndersa ngjarja është e përjetuar.

Një varr pa emër 

Ishte pasdite. Të gjithë refugjatët ishin mbledhur në malin e madh afër lumit Klina. Të gjithë donin të dinin më shumë për situatën, çfarë do të ndodhte dhe ku do të shkonim. Ne ishim të shqetësuar për jetën tonë, por askush nuk mund të na ndihmonte. Se humbëm gjithçka, askujt nuk i interesonte. 

Feka, njëri nga burrat, ai u nisë i vetëm në rrugë. Ai ndjehej i shqetësuar, nuk mund të qëndronte ulur dhe të zinte ven diku.

Kishte diçka në trupin e tij që e detyroi të largohej te merrë rrugë për të parë se si ishte situata në fshat. 

Ishte udhëtimi i tij i fundit. Askush nuk e dinte atëherë, por ne e morëm vesh më pas. 

Feka përfundoi në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Ai u rrethua dhe u rrëmbye nga falanga. Gjuha që flisnin ishte e huaj për Fekën, kishte vetëm pak fjalë që kuptonte. Ata që e kapën ate menduan se ai nuk donte të fliste gjuhën e tyre, nuk e kuptonin se nuk e njihte atë gjuhë. Ata mendonin se Feka ishte një person i rëndësishëm, një kundërshtar që kishte një detyrë me rëndësi për të kryer, siç ishte spiunimi. 

E lidhën Fekën me fije teli, e lidhën rreth një peme që ndidhej pranë çadrave ku flinin. 

Ai shtrihej aty, si një qen pa pronar. 

Çdo ditë bëhej gjithnjë e më keq. Ai torturohej dhe merrej në pyetje çdo ditë. Çfarë po bënte ai atje? Ishte vetëm ai? 

Netët ishin të ftohta. Më në fund, trupi nuk i përballoi dot torturat. Pas katër ditësh, Feka ishte i pa jetë. Ai humbi jetën nga torturatë e gjakpirësve i lidhur me fije teli në duar, këmbë dhe qafë. 

Askush nuk kujdesej për të, ushtarët kalonin pranë trupit të pajetë sikur të kalonin një kufomë. Vetëm dy ditë më vonë e mbështollën trupin e tij me batanije dhe e varrosën. Asnjëri prej tyre nuk e dinte se kush ishte ai dhe nga vinte. 

Ata festuan vdekjen e Fekës duke qëlluar me armë. 

Disa të rinj i kishin parë të gjitha. Tre ditë pas varrimit, morën guximin dhe shkuan te varri. Ata e morën trupin për ta varrosur në një vend tjetër. 

Të rinjtë bënë më të mirën e mundshme në varrim, por nuk e dinin se kush ishte Feka, nuk e njihnin. 

- Do ta varrosim njeriun, por nuk e dimë se kush është. Dhe si do ta dinë të dashurit e tij që ai është varrosur këtu? 

- Shiko, ai ka të mbathura këpuca të reja. Mund t'ia heqim dhe t'i vendosim mbi varr. Kush e di, ndoshta lufta do të përfundojë së shpejti dhe njerëzit do të fillojnë të kërkojnë të zhdukurit e tyre. 

Feka kishte gjashtë fëmijë, tre djem dhe tre vajza. Më i madhi jetonte prej kohësh në Gjermani dhe kishte një punë atje. Kur filloi lufta, ai kishte vizituar familjen e tij dhe kishte blerë rroba dhe këpucë për të gjithë. Këpucët që Fekës i bleu djali i tij që i kishte të mbathura kur u vra nga falanga. Kështu u gjet trupi i tij. Nëpërmjet një palë këpucësh që qëndronin në një vend të sapogërmuar mbi një varr. 

Nuk ishte vetëm Feka që u varros pa emër, ishin qindra shqiptarë. Shumë kohë më pas, kishte familje që nuk kishin gjetur familjarë të vdekur gjatë luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat