Në Malishevë u mbajt Festivali Poetik “Jehona Shqiptare”

Kultura

Në Malishevë u mbajt Festivali Poetik “Jehona Shqiptare”

Nga: Ahmet Pllana Më: 30 mars 2022 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Malishevë, 29 Mars 2022 –Në shenjë të 15 Vjetorit të themelimit të Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” me seli në Tiranë, të martën, më 29 mars 2022, në Malishevë u mbajt Festivali Poetik “Jehona Shqiptare”, edicioni i 5-të.

Këtë event kulturor e udhëhoqi kryetarja e Shoqatës, Zamira Mira Korançe, ndërsa mikpritës i organizimit ishte Jonuz Mazreku. Për veprimtarinë kulturore 15 vjeçare të Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare”, foli Zamira Korançe.

Në këtë takim kulturor morën pjesë poetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Presheva, Medvegja, Bujanoci, etj., sikurse Flora Brovina, Shaban Emini, Ilirida Ismaili, Bukurije Buçpapaj, Ahmet Pllana, Violeta Telaku, Rudi Berisha, Dona Shehu, Edona Kastrati, Sherife Thaçi, Bekim Kelmendi, Hysen Berisha, etj. të cilët i lexuan poezitë e tyre.

Ndërsa më pas iu ndanë Mirënjohje dhe Çertifikata Nderi.

Në këtë event kulturor pati edhe këngë dhe valle, ku këndoi disa këngë Hysni Hoxha, këngëtar nga Tirana, si dhe dy këngëtare të reja. Zamira Korançe u ndau pjesëmarrësve nga një libër “Antologji Poetike Kombëtare”, numër 5. botim i Shoqatës, ku janë të përfshirë 128 poetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat