Çekapi!?

Kultura

Çekapi!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 30 mars 2022 Në ora: 07:11
Fatmir Lohja

Dikush thotë është përrallë, tjetri bën be , e rrufe se është e vertetë.Diçka të vertetë ka brënda. PPP-ja, që ka marrë me konçension të bëjë çekapin, ekziton edhe sot non-stop. Që të na ndjekë lexuesi, duhet ta shpjegojmë se çfarë është çekapi? Rilindasve, me që nuk i zë gjumi tërë natën për jetën e shqiptarëve, kërkojne të dinë gjendjen e tyre shëndetësore zyrtarisht. Çekapi është bërja e analizave shendetësore komplekse, për robin. Thuhet, se shteti i paguan PPP-së 82 euro për çdo shqiptar, për t’u bërë çekapin sa më saktë.

Në Drizë diçka nuk ka shkuar me kodosh çekapin. Me këto fakte, edhe unë nuk mund ta ndajë se ku qendron e verteta , e ku është përralla. U dha urdhër nga Tirana, që drizarët të bëjnë masivisht çekapin, se ka mbetur pa punë PPP-ja konçesionare. Patronazhistët u munduan t’i japin emocionet e festës në ditën e caktuar. U paguan edhe instrumentistët që interpretojnë në dasmat e katundit. Sa gjak, urinë, e feçe u grumbullua atë ditë, për tërë jetën do ta mbajnë mend drizarët. Të tëra u dorëzuan duke i bashkëngjitur fotokopje të kartës se identitetit.

Kur u larguan laborantët festa u shtri me tëra kënaqesitë e veta. U poqën shumë keca në hellë. Rakija derdhej lumë në gota.U kënduan këngë të vjetra, edhe të reja. Sheshi, ku vallëzohej, tërë ditën nuk pushoi një sekondë. Patronazhistët, e theksonin çdo çast, se gëzimin në fshat e sollën Rindasit vizionarë.

Pas një muaji u derguan përgjigjet e analizave në fshat .Pas ketij fakti, nuk ka burrë nënë ta ndajë përrallën me të verteten. Drizaret bejnë be për Zot, për Qiell, për Gur, se është e vertetë. Unë, edhe pse nuk e besoj, do ta tregoj siç ma kënë thënë drizarët.

Alketës i erdhi lajmi, se është katërmuajsh shtatzënë. Mjekët ,në Tiranë, e këshillonin Alketen të bënte një eko, ta shihte nëse e ka djalë, apo vajzë. Me hapjen e lajmit Alketa u zhduk nga katundi. I vinte turp. Nuk kishte faj. Djali, rreth të tridhjetave, thuhej se nuk martohej, se kishte mbi pesë dashnore si në katund, edhe në qytet.

Nënë Sano nuk del më nga shtëpija, që kur mjekët e diagnostikuan me prostat.Atë turp, asnjë qeveri nuk ia ka bërë në jetën e saj të gjatë. Xha Alimit i erdhi lajmi se ishte shendosh si kokrra e mollës. I ndjeri nuk e mori lajmin e gëzueshëm,se kishte mbyllur sytë prej dy javesh, nga semundja e rëndë.

E tjera , e tjera, nuk u po u permed më fakte, se do t’u merzis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat