“Mjegulli i dashurisë” poezia fantastike nga Dritëro Agolli

Kultura

“Mjegulli i dashurisë” poezia fantastike nga Dritëro Agolli

Më: 31 mars 2022 Në ora: 12:00
Dritëro Agolli

“Mjegulli i dashurisë” është një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë nga poeti i njohur shqiptar Dritëro Agolli. Në këtë poezi, autori trajton afërsinë dhe largësinë, të dyja me emocionet e veta në njëlidhje.

Largësia nxit mallin, ndërsa afërsia shton emocionet. Të dyja e trembin autorin, edhe pse shprehet vetëm për largësinë se e tremb, kurse për afërsinë shprehet se “i bëhet çark”, pasi afërsia i shton më shumë ndjenjat dhe emocionet. 

“Mjegulli i dashurisë”
Kur ikja larg, drejt teje vija
Kur vija afër, ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark. 

As e kuptoja si të desha
një mjegull pus një çmenduri,
si një poet që shkruan vjersha
dhe ndez një shkrepëse dhe i bën hi 

dhe ndoshta kjo ish dashuria
e çakërdisur kuturu…
për dreq më trembte largësia
dhe afërsia gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat