Legjenda e Kroit të Zanave

Kultura

Legjenda e Kroit të Zanave

Nga: Nexhat Halimi Më: 31 mars 2022 Në ora: 14:33
Nexhat Halimi

Në rreth dyqind hapa nga uji i detit, në fund të Ullishtës së Valdanosit në Ulqin, gjendet Kroi i Zanave. Rruga deri aty është praktikisht e pamundur sepse e tërë kjo hapësirë është mbuluar nga shkurret dhe kaçubat, gjë që akoma më shumë i jep Kroit të Zanave kuptim mitik.

Vetë toponimi i Valdanosit ka prejardhje nga “Vallja e nuses”, që ka kuptimin e valles së sirenës, zanës. Ulqinakët në raste stuhie i largonin anijet e veta në këtë “gji të qetësisë”, ku natën, ata që qëndronin atje, dëgjonin dhe kënaqeshin me muzikën e zanave. Ekziston po ashtu dhe legjenda e shpellës mbas Kroit të Zanave, ndërsa secili e ruan në vete bindjen se zanat gjithnjë e ruajnë thesarin e mbretëreshës ilire Teuta.

E shikoja Dean nga ecte buzë valëve të shkumëzuara të detit.

*

-..Babi, a mund të shkojmë në Valdanos, te Kroi i Zanave, - më tha Dea me një ndjenjë të zgjuar. I ndoq me kureshtje tufat e dritës së diellit me interesim dhe më shikoi ngul në sy.

- Ti mendon të ikim në Ullishte, te Kroi i Zanave?

-Po atje... Ka tre javë që rrimë këtu e gjithnjë njëjtë – rëra, uji dhe dielli...

-E shëtitjet mbrëmjesh nëpër qytet, me ndonjë pije apo akullore... Këto i harron!

-Të ikim në një shëtitje te Shpella e Pëllumbave,- tha ajo dhe më përvodh me bisht të syrit, e buzëqeshur.

-Çfarë të bëjmë atje? Vetëm të ecim dhe t'i shikojmë yjet, t'i dëgjojmë valët e shqetësuara...

-Natyrisht të prekim ndopak në gojëdhëna e legjenda dhe të përjetojmë magjinë që ka krijuar natyra...

Unë qesha me zë e ajo më mori për dore me dashuri.

-Natyrisht ka çfarë të mësojë njeriu nga gjurmët e veta.

Shqiptarët, si të gjithë popujt në botë, i kanë legjenda e veta, që i kanë trashëguar nga kohët e lashta , -ecja e i flisja Deas. –E ato legjenda rrjedhin nga mitologjia. Shpesh herë ato e kanë bazën edhe nga ngjarjet nga historia, të cilat populli duke i treguar me gojë brez pas brezi, nganjëherë u ka dhënë imazhe magjike me plot fantazi. Pak a shumë këto gojëdhëna janë të lidhura me detin dhe me detarët, me trimat që luftonin për lirinë e popullit, herë herë të lidhura me ëndrrat e me dashurinë.

-Apo për legjenda të bukura herë herë e herë tjetër për dhembje të rënda e të thella.

-Apo për rrëfime të ndryshme dhe të pabesueshme, të cilat në kohën ndërsa nuk kanë qenë në lundrime i kanë treguar detarët dimrit pranë vatrave në shtëpitë e veta me të dashurit e vet.

Ndër legjendat e bukura është dhe ajo e Kroit të Zanave në Valdanos.

Ka mbetur në kujtesë, ndër breza, që imazhi i legjendës ka zgjuar tashmë të jetojë zërin e legjendës dhe më vonë e kurdoherë, të shfaq në Valdanos me miq e shokë, apo me mysafirë për të bërë ‘fisch picknick’ me ndjenjën e posaçme. Sa herë i afrohesh Valdanosit me sanall, syri të shkon te dy bredhat, e gjelbër, aty ku gjendet Kroi dhe menjëherë aty te Shpella e Zanave, ku dikur në kohët e lashta kanë ndodhur ndodhi dhe ngjarje magjike, të cilat kanë mbetur një legjendë e përhershme dhe trashëgimi e popullit.

Në raste të tilla njeriut i kujtohet e kaluara dhe çastet që i ka përjetuar në zgjime magjik në kohë. Atëherë njeriu i mbyll sytë dhe imagjinon aq ma tepër duke ditur se ky vend, i cili te mahnitë me bukurinë e tij të ëndrrës, dikur ka shërbyer si vend strehimi për barkat e famshme pirate ulqinake.

Natyrisht, gjithnjë duke i kujtuar njerëzit që i jepeshin detit deri në largësi të largëta të përrallës, të cilat kujtohen nga brezat e ardhshëm me ndjenjë gufuese të valëve të egra në brigjet e detit.

Ja, aty është dhe uji i kroit të kulluar.

Në këtë hapësirë pra, gjendet Kroi i Zanave dhe kujtimi për detarët, të cilët detyroheshin të rrinin ne barka si rojtarë natën në Valdanos. Jo rrallë , apo shpesh herë duke dëgjuar këngën e bukur, dhe lëvizjen magjike me ritëm të shpirtit e me rrahje të zallit, me trokëllimë vallesh nga Kroi i Zanave.

Nganjëherë nga Shpella, e cila ka qenë afër Kroit janë dëgjuar edhe vajtime dhe gjamë, posaçërisht atëherë kur nga ndonjë barkë, e cila po i afrohej Valdanosit, jehonte ciatje dhe vaji i ashpër, për ta qarë ndonjë ndodhi të rëndë, për ta shprehur me dhembje atë që kishte ndodhur, për ta lidhur me zërin mitik ndonjë fatkeqësi. Detarët e kishin zakon që në raste të tilla, nga direku, djaloshi më i ri ta informonte popullin për tërë atë çfarë kishte ndodhur. Valdanosi deri vonë ka qenë i pabanuar, dhe si i tillë ka shërbyer lima i sigurt për detarë dhe barka ulqinake, duke qenë larg qytetit me një ullishtë mijëvjeçare të famshme. Kjo në netët e errëta ka ndikuar në fantazinë e detarëve të vetmuar në lundrimet e gjata nëpër det.

Lidhur me Kroin e Zanave, do përmendur dhe dy plaka të famshme ,dy avurda, të cilat kanë lënë gjurmë në këtë vend, e jo vetëm në legjenda. Njëra prej tyre, Sulltanë Ishmi i ka çuar nuset e reja, të cilat nuk kanë mund të lindin fëmijë te Kroi i Zanave, gjithnjë duke bërë një ritual të posaçëm. Në raste të tilla, shpeshherë pranë burimit është dashur të lihen rroba të vjetra, dhe në ujë të hedhen para metali, që të tirret ky ritual. Thonë se hanko Sulltana ka pasur dorën e mirë dhe shumë gra në ujërat e Kroit të Zanave gjetën shërim, gjetën ilaçin e lindjes së fëmijëve të bukur dhe të shëndetshëm.

Ngjarja më interesante lidhet me Kroin e Zanave dhe flet për Hake Lajken, një grua fisnike dhe e vërtetë prej familjes Lajka të Ulqinit. Thonë se ka qenë avurde e mirë e papërtueshme dhe ka pasur dorë shumë të mirë. Kështu një natë të errët pa hënë i trokiti dikush në derë. Hanko Hakja gjithmonë ka qenë e përgatitur dhe menjëherë e ka hapur derën. Dy gra të veshura me bohçe dhe benebrekë në derë e lutën të shkojë në Mëhallë të Re me to, sepse është dashur të ndihmohet një nuse në lindje. Hanko Hakja menjëherë është veshur dhe pa përtesë shkon pas atyre dy grave. Gjatë rrugës nuk folën asnjë fjalë, por sapo e kaluan Mëhallën e Re, hanko Hakja desh t‘i pyes se ku po e çojnë? Atëherë, ajo e kuptoi se po ia përgatisnin një dredhi dhe tërë kjo qe për t'ia kurdisnin ndonjë kurth, për çfarë diçka nuk ishte në rregull

Nga frika nuk mundi ta çelte gojën. E mbylli gojën dhe heshti, duke e kuptuar se po i afrohen Valdanosit. Në të njëjtin çast, menjëherë e pat të qartë se me kë do të kishte punë. E kuptoi se xhindet, si ka treguar më ajo vonë, kishin nevojë për të. Ndërsa iu afruan Shpellës te kroi, xhindeshat filluan të këndojnë këngën duke e shprehur dëshirën që donin djalë. “ Ne na baftë Lehona djalë, e lum avurdë se ç'ke me marrë. Ne na baftë lehona vajzë, e zeza avurdë se ç'ka ka me heke... Hajde, hajde djalë, na shëno neve tanë...”, i është lutur Hakja Zotit më vete. Nusja e re, xhindesha e bukur lindi pra djalë, dhe shenllëku dhe gëzimi i madh zgjatën deri vonë. E frikësuar hanko Hakja priti deri sa xhindeshat e lejuan që të kthehet në shtëpi. E falënderuan dhe ia vuan një gjerdan me florinj.

Duke u kthyer rrugës nëpër ullishtë të errët, Hakja nga gjerdani këpuste florinj dhe i hidhte në rrugë, duke menduar se janë hudhra. Sapo do t'i jetë afruar Mëhallës së Re i kishte hedhur të gjithë florinjtë. Me të arrituri në shtëpi hoqi benebrekët dhe në çardak ranë dy napolona dhe atëherë e kuptoi se çka kishte fituar prej xhindeshave. Në mëngjes sa zbardhi drita u zgjua dhe shkoi menjëherë të kërkojë florinjtë, të cilët i kishte hedhur. E kuptoi se pas saj xhindet i kishin mbledhur të gjithë, ndërsa Hanko Hakes, ia lënë vetëm ata dy në benebrekë...

*

Dea dhe Unë ecnim në hapësirën rreth kroit të Zanave të mahnitur me bukurit magjike të natyrës, me përplasjet e valëve shkëmbit të ullishtës. Ajo ishte shumë e lumtur që e mësoi dhe një gojëdhënë e cila për vite e vite jeton në ullishte , e shoqëruar me zërin dhe këngën e Zanave.

-Po ik dhe një ditë në Ulqin, e dashura Dea, - të kthehemi në qytet të pimë diçka apo ta qerasim veten me ndonjë akullore, natyrisht më të begat për një gojëdhënë lidhur me kroi e zanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat