Emrat e vendeve të kohës së vjetër deshifrohen vetëm përmes gjuhës së moçme shqipe!...

Kultura

Emrat e vendeve të kohës së vjetër deshifrohen vetëm përmes gjuhës së moçme shqipe!...

Nga: Sami Arifi Më: 31 mars 2022 Në ora: 16:43
Sami Arifi

Çelsi i interpretimeve të mbishkrimeve të lashta të shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh, personazhesh legjendar nuk munden fare të shpjegohen me etimologji tjera përveç se me gjuhën e moçme shqipe, pra me gjuhën pellazgo-iliro-arbroro-shqiptare...

-Sipas mendimit të A. V. Pearson-it bëhet e ditur se shqipja është çelsi i interpretimit të shumë mbishkrimeve të Kretës së lashtë, gjurmuesja e njohur Falaski lidhur me këtë fenomen citon: „Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh, personazh legjendare, nuk mund fare të shpjegohen me etimologji greke. Vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje deri më tani të hedh dritë mbi emrat e këtyre vendeve, e kjo gjuhë është shqipja. Pellazgët, kur kanë arritur në veri dhe kanë parë një det me baltë, atë e kanë quajtur „Deti Baltik“.

Shqiptarët me dashuri të madhe dha me një fanatizëm të paparë e ruajtën kulturën dhe traditën e vet, ilirishtja (shqipja) nuk u helenizua edhe se një kohë të gjatë e përdori shkrimin grek, nuk u romanizua, nuk u sllavizua e as nuk u turqizua.

-Në shtylla të varrezave të etruskëve më saktë të pellazgo-ilirëve, ku zakonisht figuron shprehja „HAIRE“. Kjo shprehje filozofike ende figurative në shqipen e sotme do të thuhej: “Të qoftë me hair nata e madhe e gjatë (jeta në varr apo në botën e amshueshme)". Kjo shprehje dëshmon se pellazgo-ilirët ishin monoteist të cilët i besonin Perëndisë dhe jetës në dy botët. Vdekjen fizike në këtë botë e konsideronin lidhje shpirtërore në botën e amshueshme.

-Prandaj, tek shqiptarët sot e kësaj dite është ruajtur shprehja:

„Ka ndërruar jetë“, ka vdekur fizikisht, kurse shpirtërisht ka kaluar në botën e amshueshme. Shprehja „HAIR“ përdoret edhe tek ilirët antik të Ballkanit. Kjo fjalë ndodhet edhe në portet e qyteteve-shtete për t’i thënë „qoftë me hair“ ardhje e mysafirëve. Ilirët shkruanin mendime filozofike mbi varrezat dhe në fund të mendimit vinin fjalën „HAIRE“, si për të thënë qoftë për të mirë, apo qoftë me hair. Siç e quanin në botën islame në mesjetë arabishten kuranore, siç dihet, është gjuhë hyjnore, po ashtu edhe gjuha pellazgjike-iliro-shqipe e lashtë (antike) është quajtur gjuhë hyjnore nga se edhe shkrimtari i shquar antik Homeri pellazgët i ka quajtur popullsi hyjnore…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat