Rrëfimi i njërës nga ato

Kultura

Rrëfimi i njërës nga ato

Nga: Dibran Demaku Më: 31 mars 2022 Në ora: 20:10
Dibran Demaku

Tregim

-U ktheve ti?!
-Siç më sheh!
-Dhe?!
-Dhe çfarë?!
-Mendon se mund të të pranoj kështu si je?!
-Përse si duhet të isha unë?!
-Edhe po pyet!
-Më thuaj si duhet të isha!
-Përse të ta them kur ti e di?!
-Po ja që dua ta dëgjoj nga goja jote!
-Në këtë gjendje që qenke më mirë të mos ishe kthyer!
-Unë jam fajtore për këtë?!
-E kush, mos vallë jam unë?!
-E si mendon ti?!
-Me fëmiun e armikut në bark!Ti mendon se unë mund të të pranoj si të tillë?!
-E çfarë të bëja unë sipas teje?!
-Të mbroheshe, të mos pranoje!
-Po ti përse nuk më mbrojte!...Apo deshe që të shpëtoje kokën tënde?!...Dhe para sysh më erdhi ai moment i kobshëm...

...Dasmën time e kisha ëndërruar ndryshe,por fillimi i luftës ndryshoi gjithçka.Një ditë babai im më tha:-Bija ime
lufta nuk sjell të mira.Mund të ndodhë gjithçka.Andaj unë mendoj se vendi më i sigurtë tash për ty është tek burri
yt!...Unë nga turpi dhe nga respekti për babain tim nuk fola fare.Heshtjen time ai e mori si pranim.Dhe nuk kaluan
shumë ditë dhe unë u nisa nuse.Dasma ime ishte e thjeshtë dhe në të morën pjesë pak dasmorë.Sipas zakonit erdhen dy
makina nga familja e të fejuarit tim dhe më morën.
Dy vajza që kishin ardhë të më merrnin megjithatë gjatë rrugës këndonin me zë të ulët.Kur po hyja në derën kryesore
të shtëpisë,vjehrra ime duke më uruar mirëseardhje më tha:-Mirëseerdhe bijë dhe ishalla me këmbë të mbarë!Veçse nga
zbrite me këmbë të majtë!E këmba e majtë sjell vetëm ters në këtë kohë ters!
Të them të vërtetën as që më kujtohej se cilën këm e kisha nxjerrur të parën kur kisha zbritur nga makina.Dhe mbase
edhe në shtëpi do të kisha hyrë me këmbë të majtë sikur ime vjehër të mos ma ndalonte këmbën time me këmbën e saj.
Unë sa nuk rashë.Dhe vërtet unë do tërrëzohesha sikur mos të më mbanin ato dy vajza që më shtrëngonin nga krahët.Nga
goditja e sime vjehrre se si m`u ngattërruan këmbët.Ime vjehrë ma drejtoi një shikim të shtrembër dhe me buzë të
varura.Unë mezi e kalova pragun e derës,por këtë herë me këmbë të djathtë.Sapo këmba ima e kaloi pragun e shtëpisë
kënga e çikave mori zjarrë.Ato po këndonin për mua dhe për dasmën time.Unë po shikoja rrethe e rrotull se mos e shihja
atë për të cilin kisha ardhur.Ime vjehërr e cila përcillte çdo lëvizje timen më pëshpëriti tek veshi me zë të ulët:
-Ec drejt përpara dhe mos shiko anash!Të them të drejtën rdhërat e saj sikur filluan të më bezdisnin.
Kënga e çkave sa vinte e mirrte zjar.Mua po më ushtonin veshët.Sa nuk rrëzohesha.Ndjehesha disi e lodhur.Si e këputur.
Për një moment fare pa pritur u ndal kënga e çikave.Sikur ta prente dikush me thikë.Dikush pëshpëriti me zë fare të ulët:
-Në oborr kanë hyrë ushtarët e huaj!Po i arrestojnë burrat!Oh,kuku për ne!-u dëgjua një zë i thekshëm diku nga fundi
i dhomës.Dikush po jepte urdhër që sa ishim brenda të dilnim jashtë.Filloi një rrëmujë e paparë.Ato dy vajzat që pak
më parë më rrinin anash duke më shtrënguar nga duart se nga kishin ikur.Dy ushtarë të ushtrisë së huaj me fytyra të
mërdhezura ia dhanë tek dera.Unë edhe më tutje po qeëndroja në një vend,nuk po lëvizja.E nga të shkoja?! Unë isha nuse!
Njëri nga ushtarët më zuri nga krazhu.Më tërhoqi fort.Unë sa nuk u rrëzova nga ajo tërjeqje e fortë.Tjetri po kontrollonte
nëpër dhomë tashë të zbrazur krejt nga dasmorët.Im shoq u dha në derë.-Mos ma ngani nusen!-u dëgjua një zë që i doli nga
gjoksi,ndërkaq nga fytyra sa nuk po i pëlciste gjaku.
-Ik,more ti tutje,po nuk deshe një plumb në kokë!-ju kërcënua në gjuhën e tij ushtari i huaj.Im sghoq bëri përpjekje
të më shkëpuste nga duart e ushtarit që po më mbante fort nga krahu,por dy ushtarë të tjerë ia mbërthyen duart.Me duar
të mbërthyera dhe duke e goditur me armë që i mbanin në duar e nxorën jashtë.Pas pak më nxorën edhe mua në oborr.Aty ishte
një rrëmujë e vërtetë.Ushtarët e huaj kishin rrethuar oborrin.Ata ishinshumë.Disa qëndronin me armë në duar të gatshëm për
të shtirë,ngërgaq të tjerët po merreshin me njerëzit.I ndanin në grupe. I ndanë në një anë të gjithë meshkujt dhe i nisën
dikah.Pastaj filluan të merren me femrat dhe me fëmijët.Ato më të vjetrat së bashku me fëmijët i ndanë në një anë,ndërkaq
të rejat në anën tjetër.Gjëma dhe vaji nuk kishte të ndalur!Por ushtarëve të ushtrisë së huaj aq u bënte gjëma dhe vaji
ynë.Mua më vendosën tek grupi i grave të reja dhe vajzave.Ne të tmerruara shikonim njëra tjetrën pa guxuar të nxirrnim
zë nga goja.Ai ushtari që më nxori nga dhoma,bënte ç`bënte dhe më rrinte pranë.Prania e tij po më bezdiste edhe më shumë,
por nuk kisha ç`të bëja.Pasi i ndanë ne të rejat,gra e vajza na dytyruan që të hipnim në dy kamionë ushtarak.Dhe na nisın
dikah që për ne ishte vet ferri.
Si gjithnjë ai ushtari më rrinte pran.Nga beseda me ushtarët e tjerë e kuptova se ai ishte i pari i tyre,sepse ai jepte
urdhëra dhe ata të tjerët i zbatonin ato urdhëra.Makinat l♪viznin,ngadalë, tmerrësisht ngadaë.Ndërkaq ne na dukej se ato
lëviznin shpejt,tmerrësisht shpejt.Lëvizja e tyre dhe frika drejt së panjohurës së tmerrëshme që na priste,po na vriste
në zemër e në shpirt.Ishim të gjitha të reja dhe pa asnjë mbrojtje në shoqëri të ushtarëve të një ushtrie që përveq se
të huaj edhe armike e përbetuar e kombit që ne i përkisnim.Ushtarë që ngjanin me ujqër të uritur.
Në një moment makinat ndaluan.Ne ishim të frikësuara,tmerrësisht të frikësuara.Nga frika sytë po na zmadhoheshin,ndërkaq
goja sikur na kishte ngrirë.Asnjëra nuk nxirrnim as zërin më të vogël.Vetëm zemrat po na rrihnin me të madhe sikur donin
të shpërthenin kraharorin.
-Këtu do të pushojmë pak!-e theu heshtjen prej varri që po mbretëronte në ato çaste ai ushtari që po më rrinte pranë.
-Në shtëpinë përballë janë dy dhoma dhe ne do ta kalojmë natën në ato dy dhoma!Besoj se do të kalojmë mirë!dhe tgërdhihej.
Ashtu duke u zgërdhirë m`u drejtua në gjuhën e tij të uurryer:-Ndërsa ti nuse sonte do të bëhesh nusja ime!Ti edhe ashtu
sonte do të bëheshe nuse,andaj besoj se nuk do ta kesh problem se me kend do te flesh sonte.Ti sonte do ta humbësh
virgjërinë me mua! dhe qeshej...
Kur filloi zbritja,unë kundërshtova,por ai ushtari që më rrinte gjithnjë pranë m`u drejtua me fjalët:Kot kundërshton!
-Ti do të bëhesh sonte nusja ime!-dhe me forcë më zbriti nga kamioni.
Na zbritën nga kamioni.Ne të tmerruara ia dhamë vajit.Ndonjëra duke qarë i lutej zotit që të ia merrte shpirtin para
se të ndodhte ajo që pritej.Ndonjëra i lutej ushtarit që e kishte zënë nga duart që ta lironte!Por, ata as që donin
të dinin për lutjet tona,për përbetimet tona!Ata ishin të uritur si ujqër!Ne kishim rënë në strofullën e tyre dhe nuk
kishim shpëtim!
Ushtarët e ushtrisë armike na futën me forcë në ato dy dhoma të asaj shtëpia të mallkuar.Ata përveq që na e kishin
tokën, na e kishin shkelur pragun e shtëpisë tash donin të na shkelnin edhe nderin tonë!A kishte diçka më të zezë se
kjo, nëna ime?!Hapu tokë e zezë e na përpijë ashu të gjalla, përpara se të na përpijë zezona!
Ata tashmë me sy të ndezur që nuk dihej se ata sy ua kishte ndezur epshi apo urrjtje duke na shtyrë na rrëzuan në ata
dyshekë të mallkuar.Filluan të na çnderonin në mënyrë shtazarake.
Ai ushtari që gjithmonë më rrinte pranë duke më rrëzuar me forcë më tha:-Ti së paku nuk ke pse të kundërshtosh!Ti sonte
ishe bërë gati për këtë lojë! Për lojën e nusërisë!Dhe ja do të bëhesh nuse!Do të bëhesh me mua.Duke ma grisur vellon
më afroi afër vetës.Deshi të më puthte,por unë e largova kokën në anën tjetër.Të njëjtën gjë bënin edhe ushtarët tjerë.
Vaji dhe gjëma jonë shkonte gjer në qiell.Ai vaj pikëllonte edhe gurët e asaj shtëpie,por jo edhe zemrat e bishave.
Pasi i shfryen epshet e tyre shtazarake mbi trupat tanë,si me komandë dolën që të gjithë nga dhomaa.Ne na lanë brenda
të akatosura në trup e në shpirt.
Vaji ynë tashmë kishte pushuar.Shenjat e lotëve tanë vëreheshin të tharë në fytyrat tona.Ishim të pafuqishme për gjithçka.
-Si do t`u dalim përpara burrave dhe prindërve tanë përpara, pas kësaj zezone që na ndodhi!-u dëgjua zëri i një të
reje.
-Jo, jo ne nuk na ka mbetur tjetër pos të vdesim!-thoshte një tjetër.-Pas kësaj të zeze që na ndodhi ne nuk kemi sy as
faqe të dalim para njerëzve tanë!Më mirë të gjejmë një lumë dhe të mbytemi të gjitha!...
Por...Për ne të njëzetat jata kishte rezervuar dhembje dhe vuajtje të pafundme...Ushtarët e ushtrisë armike as nuk na
liruan e as nuk na vritën edhepse ne u luteshim çdo ditë,çdo orë,çdo munut...
E para që iku nga jeta dhe nga vuajtjet ishte ajo vajza pesëmbdhjetëvjeçare e që për të zezen e vet kishte lëshuar shtat
si të kishte njëzet vjet!Ajo nga vuajtjet fizike dhe shpirtërore u çmend...Dhe kur ushtarët e ushtrisë se huaj e kuptuan
se asaj i kishte ikur mendja e nxorën nga aty dhe e shpëtuan nga vuajtjet e mëtejme me një plumb pas kokës.Se çfarë
ndodhi me kufomën e saj ne nuk e mësuam asnjëherë.Ne që mbetëm të gjalla i luteshim zotit që të na i mmerrte mendët,
që do të thotë të çmendeshim dhe pastaj ushtarët e huaj do të na vritnin si atë pesëmbdhjetëvjeqaren!...Por...ditët po
kalonin e ne nuk po çmendeshim.Si duket ne na kishte harruar edhe vet zoti!...
Jeta jonë nën zezonën që na kishte gjetur u bë edhe më e zezë kur e kuptuam se disa nga ne kishim ngelur shtatzëna!
Kur e kuptuam këtë gjë atëherë nuk e deshëm më veten.Që nga ai moment mendonim vetëm si të ia merrnim shpirtin vetës!
Ndërkaq ushtarët e huaj kur e kuptuan se disa nga ne kishim ngelur shtatzëna u gëzuan tej mase.Njëri nga ta kishte
thënë:-Do t`i ruajmë që ato t`i lindin fëmijët tanë,sepse kjo për burrat e tyre si dhe për të gjithë njerëzit e
kombit të tyre do të jetë vrasja më e rëndë!...
Ne shtatzënat( e që ishim shtatë) tash e tutje do të ishim nën vëzhgimin e tyre të pandërprerë!...Ndërkaq ato
që nuk ishin shtazëna do të ishin më të lira se ne...
Dhe falë asaj lirie ato një ditë u gjenden të vdekura.Se ku e kishin gjetur një tel dhe duke e shtrënguar me dorë
telin e kishin lidhur me rrjetin elektrik dhe kishin vdekur të gëzuara!Lumturia e tyre vërehej në fytyrat dhe sytë
e tyre të qeshur dhe të ngrirë!...Me vdekjen e tyre aro kishin shpëtuar nga vuajtjet e mëtejme fizike dhe shpirtërore.
Ne qamë për to,por në anën tjetër ju lutem zotit që edhe për ne të rezervonte një vdekje të tillë,por zoti nuk do t`i
dëgjonte as lutjet e as përbetimet tona!...
Ditët tjera kalonin ashtu në mërzi dhe në vuajtje!Them ditët ashtu kot sepse për ne kishte humbur domethënien koha
dhe hapësira!
Ajo kishte ndalur dhe nuk lëvizte më ashtu si nuk mund të lëviznim as ne të shtatat me bimën e armikut në bark!...
Një mëngjes me vapë të padurueshme ndodhi e papritura:Ushtarët e huaj kishin ikur që të gjithë.Këtë lajm na e tha ajo
bjondja që thuajse kishte pasuar gati fatin si timin.Ajo do të shkonte nuse vetëm pas një jave të asaj dite të kobshme...
Ajo kishte dalë e para atë mengjes dhe kishte vërejtur se ushtarët e huaj kishin ikur! Lajmin që na e dha ne të tjerat
në fillim nuk e besuam,por pastaj e kuptuam se ishte i vërtetë...Ushtarët e huaj kishin ikur.Se nga kishin shkuar ne
nuk e dinim.Mbase i kishte hëngër vet nata!I hëngërt nata e zeza!-kishim mallkuar ne...
Dhe...kishim ikur.Kishim ikur nga frika se ata mund të ktheheshin!Kishim ikur secila në drejtim të vetin!...
...unë ende po shikoja andej nga kisha ardhur!...Gjithnjë me frikë se ata ushtarët e huaj mund të më ndiqnin nga
prapa!Kur u binda se nga andej nuk vinte kush e ktheva shikimin nga dera që pak më parë ishte e hapur. E para dera ai
për të cilin dikur kisha ardhur si nuse!...As ai ndodhej para dere e as dera më nuk ishte e hapur! Ai kishte ikur
e ishte fshahur pas asaj dere të mbyllur!...E kuptova se ajo derë nuk do të hapej kurrë më për mua!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat