Ti flet me diellin

Kultura

Ti flet me diellin

Nga: Ramiz Spahiu Më: 31 mars 2022 Në ora: 20:13
Ajet Beqiri

Aty ku trupi të ra,

Toka u skuq, u nxi, u shëmtua.

Fytyra t’është zbardh e qeshë e zbukurua.

Emri t’është rritë e ndritë e lartësua.

Djali në dëshmor u përjetësua.

Burri në përmendore u gurësua.

 

Nga lapidar’ i qeshur e shikon qiellin.

Dhe, ashtu i qeshur ti flet me diellin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat