Kosovë

Kultura

Kosovë

Nga: Dibran Demaku Më: 1 prill 2022 Në ora: 20:12
Dibran Demaku

Ti Kosovë je gjaku im
je dhe gjaku i gjakut tim
ngjiz ndër shekuj në gjenerata
të mos na përpinte terri-nata...

Ti

ti edhe si kala e pushtuar nuk dorëzohesh
ti edhe si lis rrënjëprerë nuk rrëzohesh
ti je lulëkuqe gjaku në farë e në fis
ti edhe ëndrrën e trishtuar ëmbël e qëndis'...

Syte

syte e tu me lot
si ky qiell me shi
rendojne rrugen sot
nuk nisem nuk rri...

Macja e zezë

nuk ishte as ëndërr
nuk ishte as zhgjëndërr
nuk ishte as mallkim
aty pari kishte lënë gjurmët
vet Macja e zezë...

Nostalgji ll

të varfër ishim vërtetë
mezi e lidhnim muajin
veç tokën e punonim vetë
dhe vetë e drejtonim ujin

në gëzime e zi bashkë
në shtëpi livadh e arë
me gjak me mish e asht
me fis atdhe e farë

dhe fjalë e urtë e burrit
kur fliste në ballë axhaku
dhe kullë e bërë prej gurit
i shkëlqente muri pragu

në mbrëmje mbushej krushq
të fjalës pushkës e besës
dhe kërciste loja me kapuq
për t’i bërë rojë kujtesës

të varfër ishim vërtetë
mezi e lidhnim muajin
veç tokën e punonim vetë
dhe vetë e drejtonim ujin…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat