Kundër territ e zisë...

Kultura

Kundër territ e zisë...

Nga: Sami Arifi Më: 2 prill 2022 Në ora: 12:37
Sami Arifi

Për çlirim nga brenda guximi vëlonte,

okupimi nga jashtë shtërngonte...

Ngrirja humbi kuptimësinë,

mori rrugë veprimi i lirisë...

Kundër fortunës e tiranisë,

s’u shuar kurrë uniteti i harmonisë...

Kundër territ e zisë,

rrezatoi dritë e diellit t’bardhësisë...

Kurrë s’shuhet dritë e yjve n’qiell,

urrejtje helmime do t’ketë çdo herë...

T’këqiat i heq shpirtëmadhështia,

n’këto hapësira t’lulzojë jetë nga liria...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat