​Manifesta hapet më 22 korrik, mbi 100 mijë vizitorë pritet të qëndrojnë në Prishtinë

Kultura

​Manifesta hapet më 22 korrik, mbi 100 mijë vizitorë pritet të qëndrojnë në Prishtinë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 12:57
Manifesta 14

Manifesta 14 ka paraqitur kornizën konceptuale të bienales nomade, e cila do të hapet më 22 korrik 2022. Përmes të njëjtës u tha se Prishtina do të bëhet epiqendër kulturore, ku rreth 100 mijë vizitorë do të qëndrojnë në kryeqytetin e Kosovës.

Përmes një konference të përbashkët për medie, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se ky është viti më i rëndësishëm kulturor ndërkombëtar në Kosovë.

Manifestën 14, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e quajti mundësi fantastike për kryeqytetin.

“Mundësi fantastike për Prishtinën, pasi programi është i pasur dhe do të ngërthejë gjithë kryeqytetin. Do të jetë një edicion i pasur programor i Manifestës, i cili do të konceptojë 22 pika”, tha ai.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Manifesta-s, Hedëing Fijen, tha se këtë vit do të ketë shumë risi, derisa prezantoi disa nga shtyllat të programit të sivjetmë.

“Katër shtyllat qendore të programit të Manifesta 14 në Prishtinë janë: ish hapësira industriale e fabrikës se tullave, Hotel Grand i ndërtuar gjatë periudhës jugosllave, qendra e re për praktikë rrëfyese në ish biblotekën ‘Hivzi Sylejmani’ dhe një shumësi ndërhyrjesh artistike dhe urbane në qytet”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat