Veshtrim për romanin “lufta e Jasharëve” të shkrimtarit Lulzim Osmanaj

Kultura

Veshtrim për romanin “lufta e Jasharëve” të shkrimtarit Lulzim Osmanaj

Nga: Ma.Sc. Fatmir Halimi Më: 24 prill 2022 Në ora: 21:42
Romani “Lufta e Jasharëve”

Romani “Lufta e Jasharëve" me kryepersonazhin Adem Jasharin është një realitet që shkrimtari LulzimOsmanaj e ndërthurë mjaft bukur. Ky roman ka për motiv dhe u paraprinë ngjarjeve të paraluftës së Kosovës dhe luftës së fundit 1997-99 dhe pasojave të saj. Ndërthurja e romanit karakterizohet në katër etapa-sulme. Sulmi i parë i policisë serbe,kundër familjes Jashari bëhet me 30.12.1991.

Pas stërvitjes së Adem Jasharit në Shqipëri, shërbimi sekret serb menjëherëdërgonnjësitë speciale te porta e madhe e familjes Jashari.Bastisja e shtëpive të Jasharëve,përplasja me armë ndërmjet policisë serbe dhe burrave të familjes Jashari.Sulmi i forcave serbe kundër familjes Jashari kishte për qëllim arrestimin e Adem Jasharit dhe dorëzimin e armeve. UDB-ja serbe ishte në dijeni se Adem Jashari prej vitit 1982 ishte aktiv në luftën Guerile kundër Serbisë, ishte aktiv në demonstrata e në aksione të ndryshme.Kur thuajse në të gjithë rruzullin tokësor po bëheshinparapërgatitjet e festes se Vitit të ri,në një fshat të vogël të Kosovës Jasharët i gjen në një përleshje të armatosur kundër agresorit serb.

me forcat serbe i grupit të Adem Jasharit, që na e paraqet autori, është beteja frontale e Klisyrës. Mandej vrasja e mësuesit HalitGeci,varrimi i mësuesit Halit,dalja në skenë për herë të parë e UÇK-së më 28.12.1997 janë dhe momente historike të historisë sonë të re.Beteja e Klisyrës ndërthurë mjaft të papritura dhe ngjarje të palexuara ndonjëherë.

Sulmi i dytë kundër familjes Jashari behët prapë, këtë herë me 22 janar të vitit 1998.Serbët kthehen prapëteJasharët, pikërisht dy muaj pas daljes në skenë tëUÇK-së. Në këtë sulm, përveç forcave policore serbe kundër familjes Jashari marrin pjesë edhe forcat paramilitare të Arkanit.Sulmi i dytë e gjen familjen Jashari në gjirin e ngrohtë,një natë Ramazani, një natë dimri dhe më dëborë.Ata ishin duke bërë iftar kur serbët hynë pa trokitur fare ke dera e tyre. Sulmi i tretë dhe i fundit i forcave serbe kundër familjes Jashari bëhet me 5,6 dhe 7 Mars të vitit 1998. Kjo është njëherë edhe beteja e fundit e familjes Jashari kundër forcave paramilitare serbe.

Një artileri e madhe ushtarake merr pjesë kundër një familje që për qëllim kishte zhdukjen e familjes Jashari dhe vrasjen e Kryekomandantit Adem Jasharit.Sulmi i forcave serbe kundër Jasharëve rezultoi me vrasjen e tërë anëtarëve të familjes së madhe.Misterin se si mbijetoj mbesa e Adem Jasharit,Besarta Jashari këtë më së miri na e paraqet shkrimtari LulzimOsmanaj te pjesa e fundit e romanit të titulluar si Prologu, ku Besarta rrëfen në detaje ngjarjen e 5,6,dhe 7 marsit të vitit 1998. Jasharët mbetën rast unik në botë duke hyrë në historinë më të re të botës së civilizuar si familja që u sakrifikua për hir të lirisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat