Remzi Basha në Universin e Përjetësisë

Kultura

Remzi Basha në Universin e Përjetësisë

Nga: Baki Ymeri Më: 26 prill 2022 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

1.LOTI I FJALËVE DHE BUZËQESHJA E YJEVE

Dashuria gjithmonë i ka frymëzuar poetët, ndërsa gjuha më e përshtatshme për të shprehur një nga ndjenjat më komplekse dhe të bukura është gjuha e zanave të cilat e njeh autorin dhe përmes të cilave mund të shprehen emocionet. Poeti shëmbëllen me fshirësin e pluhurit të yjeve, sidomos kur në vargjet e tij shpërthen metafora dhe fluturimi në qiell. Shpirti, ëndrrat, heshtjet, mallëngjimet, dhimbjet, meditimet mërgimtare, dashuria ndaj familjes dhe atdheut, janë disa nga subjektet që trajton Remzi Basha në korpusin e poezive të tij. Poeti na rekomandon t’i kultivojmë kujtimet dhe ëndrrat. Si e ndjen veten njeriu kur flet heshtja? Ka momente kur në vargjet e tij heshtja është një dhuratë hyjnore.

Kur në dashuri mbizotëron heshtja, është fundi i gjithçkaje apo është vetëm fillimi! Poeti kërkon rrugët e zemrës, kurse heshtja është privilegj i njerëzve të matur dhe të mençur. Ka momente kur ajo flet më shumë se çdo britmë që dobashkonte çdo gjë të bukur. Në shtigjet e dashurisë heshtja është arti i mendimit dhe pragu i çdo zgjidhjeje. Gjithmonë, në poezi, në pikturë, në muzikë, në kuptimin e njeriut, muzgu ka qenë momenti më poetik, më melankolik dhe më nostalgjik i ditës. Tek-tuk, në spektrin e frymëzimeve të autorit fanitet bota magjike e ëndrrave. I inspiruar nga ora simbolike e mallëngjimit, RemZi Basha u jep shprehje sentimenteve dhe mendimeve të mbështetura mbi botën që e rrethon, përmes bukurive të saj dhe diversitetit të saj të çuditshëm.

Vargjet e Remziut krijojnë botën në mënyrë harmonike, duke i ndjerë dhimbjet, pa tendenca vetëmburrjeje apo egoizmi, pa i ngarkuar vargjet me rima klasike, duke na e dhuruar hijeshinë e botës dhe vlerat e atdheut, që janë krijuar ekskluzivisht për njerëz. Ja një përzgjedhje e re e teksteve më të bukura të shkruara pë dashuri, një përzgjedhje e teksteve që plotësojnë pamjen e një dite kur të dashuruarit e festojnë Shën Valeninin dhe dashurinë. Perëndia e dashurisë në mitologjinë romake dhe greke, është një vajzë e bukur e cila i nxit vajzat e reja të humbasin mendjet e tyre.

2. VJERSHA TË DENJA PËR LEXIM DHE ADMIRIM

Arti është pjellë e imagjinatës. Nëna e poezisë janë iluzionet dhe ëndrrat. Poezia është pasqyra e shpirtit, simbol i dhimbjes dhe hijeshive të jetës ku zbulojmë ikona të gjalla. Poezia është dhurata hyjnore e qetësisë së shpirtit, jehona e një ndjeshmërie të brishtë, prodhimi më i zgjedhur i meditimit ku lartësohen ndjenjat.Remzi Bashavjen para nesh me një gamë vjershash të denja për lexim dhe admirim. Përmes strukturës së tyre lirike, vargjet e këtij poeti të frymëzuar u dedikohen jo vetëm artistëve, por edhe lexuesve të rëndomtë. Në një mënyrë autentike, poeti na e lumturon shpirtin me gjeografinë e atdheut dhe me anatominë e dashurisë. Në vargje e tij vezullojnë yjet e qiellit, ndërsa poeti maerre flakë të bëj dritë.

Këto vargje të qëndisura në trojet e diasporës, meritojnë një një vlerësim të veçantë, sepse burojnë nga një shpirti i ndjeshëm, nga një sokol i indur në trojet e Dardanisë, dhe i mërguar tejmatanë brigjeve të mëndafshta të Skandinavisë. Remzi Basha është autor i mbi shatëdhjetë librave të botuara dhe laureat mirënjohjesh, diplomash dhe çertifikatesh nga disa shoqata anembanë botës.

Vepra e tij mund të kundrohet si një muzeum vlerash të mirëfillta, me përfytyrime që shpërthejnë nga platforma e fjalëve, të rradhitura me stil dhe elegancë, që nga kundrimi i ndjenjave të trazuara. Pjesa dërmuese e poezive përfaqësojnë fakte nga historia e ndjeshmërisë, e meditimit, e gjumit dhe ëndrrës. Gjeografisë së shpirtit nuk i mungon as subjekti patriotik, as subjekti satirik dhe as elementi erotik i ndjeshmërisë. Gjithmonë i trazuar, guxoj të them se poeti deshifrohet në intimitetin e pashmangshëm të relativitetit.

Kjo ndjeshmëri duket më shumë se një pikturë realiste dhe si një peisazh i mbështjellë me një parfum emocionesh. Dhe mu kjo mund të jetë stadi deklarativ i vetëdijësimit të ndarjes së mbarë botës së kuptuar nga të gjitha anët kardinale, e të prura në regjistrin personal të sentimentalizmit. Do të tentoja të them se fjala është për një „përkohshmëri”, kur kemi parasysh përmbajtjen dhe formulën e kohës në termine të përcaktuara. Askund nuk mbetet jashtë nesh rekëtima e probabilitetit tonë. Mundësia e sekondave që na shpien më tej ndërlidhen me kohën që nuk mund të matet, dhe në asnjë rast të kohës së shtrenjtë të poetit që ka fat të jetë i lumtur.

Mirësjellja e shpirtit konsiston në mënyrën për të menduar gjëra të ndershme dhe delikate. Remzi Basha nuk është vetëm poeti i ëndrrave dhe kohës, por edhe një misionar ndjenjash të larta dhe mendimesh të veçanta. Dhurata më e madhe e hyjnive është mënyra për të mos menduar gabimisht. Mendimi është prona më e lartë, ndërsa “përshkrimi” mbështetet në rrëfimin e së vërtetës në konformitet me natyrën e ëndërruar, e mbetur si peng i adhuruar në unazë të kurorës.

Shqiptari i Suedisë vjen para nesh me një projekt të veçantë, me plot imagjinatë dhe sensibilitet. Ai din ta gjejë shtegun e fjalëve që vijnë me sinqeritet deri te ti! Ai din ta nxjerrë në breg ëndrrën e zhytur në lumë, me një shpresë të ndezur për një dashuri të zjarrtë. Frymëzimet dhe mendimet e tij përbëjnë një vepër të bukur, të rrumbullaktë, të pjekur dhe perfekte.

Autori shkëlqen me vjersha kushtuar ëndërrave të bukura, yjeve që kanë folenë e flakës së dashurisë, të engjëjve të perëndisë, të zemrës së trazuar, të rrokullimës së shpirtit, të përqafimeve dhe fjalëve të ëmbla, të meteorëve të dritës, të dridhjeve të tokës, të bashkimit të vëllaut me vëlla, të heshtjes së shkëmbit, të kupolës së qiellit, të mendimit dhe gjykimit, të drejtësisë dhe qetësisë shpirtërore.

3. FUQIA MAGJIKE E FJALËVE

Poezia është maqina për qepje fjalësh, barnatorja e sentimenteve letrare. Vargjet magjike të Remzi Bashës shëmbëllejnë me një erë të këndshme që e përshkojnë dheun. Ato janë uji, dielli dhe mendimi. Poeti është gjithmonë i etshëm për dashuri. Ka ndonjë forcëtjetër më magjike se sa forca e dashurisë? Vargjet e poetit kërkojnë të shenjtër dhe martirë, të parë jo vetëm si do relikte për përkushtim.

E shkuara fillon nesër kurse ardhmëria ka nisur dje! Në vargjet e remziut fshihet pavdekësia. Herë pas here, krijon përshtypjen se jemi në shpellën e ëndrrave të bardha. Poezia është rrëfimi më i vjetër dhe më i përsosur, prekja më e çiltërt e shpirtit njerëzor nga madhështia dhe pasuria e pakufishme e botës. Muzën e poezisë duhet ta afrosh me pasion, porsi një dashnore. Poezia është një art i jashtëzakonshëm. Forca e vargjeve të Remziut është emocionale dhe e papërshkrueshme. Në këtë pikëshikim vetëm muzika mund t’i konkurojë poezisë, sepse poezia është kënga e mirësisë.

Poezia e madhe lind nga ide të mëdha, nga sentimente dhe nga faktet e njerëzve që e ndërtojnë jetën. Imagjinata, përfytyrimet, ndjenjat, risitë dhe metaforat janë instrumente të domosdoshme për poetin dhe poezinë. Kush nuk din t’i transformojë idetë në përfytyrime, ai nuk është poet. Poezia lind jo kur duam ne, por kur don ajo. Poeti e kupton jetën si një mrekulli, e jo si një njohje. Poezia e disa poetëve fillon të jetojë pas vdekjes së tyre, kurse e të tjerëve vdes para pensionimit të tyre. Më të preferueshme janë poezitë e shkurta ku me pak fjalë thuhet shumë, se sa poezitë e gjata që konsiderohen si do “çarshafë sentimentesh letrare”. Pa alegori nuk ekziston poezi. Rima është mëkati i parë i poetit. Filozofi mund të mos jetë poet, por një poet duhet të jetë para së gjithash një mendimtar.

Art i vërtetë është ëndërr dhe shpresë për një jetë më të mirë. Krijuesit e vërtetë punojnë shumë dhe me seriozitet. Arti është pronë e autorit dhe realitetit, e vetmja pasuri e një populli që nuk mund të degdiset. Ligji i parë i artit është “të mos bëhesh viktimë e plagiatit”. Suksesi krijohet me punë dhe sakrifica. Investimi më i madh vjen nga shpirti. Ekziston nevoja për mendime të shëndetshme ku shndrit guximi dhe forca e mendimit.

Në artin e përjetimit të jetës triumfojnë guximtarët e jo përtacët apo sharlatanët. Për t’u bërë i pavdekshëm në këtë rrugë magjike të shpirtit, duhet të joshish lexuesin me fjalë të thjeshta, me ndjenja dhe metafora të qëlluara, me plot substancë dhe sugjestione. Si përshkruhet bukuria e femrës që të bën poet? Ajo ishte një femër që ua kishte rrëmbyer luleve erën e mirë, yjeve dashurinë, maleve bulbërinë, zogjve dhe lumenjve këngën, diellit zjarrin. Dielli e kishte ruajtur zjarrin për gjoksin e saj. Dhe jo vetëm kaq! Remzi Basha ka thënë shumë më shumë, ndërsa ne themi pak e për merak, duke i uruar sukses në veprimtarinë e tij letrare, artistike, mendimtare dhe profesionale. (Bukuresht, Pranverë 2022)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat