Vendlindja ime me plot bukuri...

Kultura

Vendlindja ime me plot bukuri...

Nga: Sami Arifi Më: 6 maj 2022 Në ora: 16:15
Sami Arifi

N’mëngjezin e hershëm vjen aromë freskie,

po sa t’lind dielli Zabeli lëshon hije...

Shtëpia ime Zabelin ka pranë,

ka lule të bukura me ngjyrë jargovan...

Me cicërrima zogjësh herët n’mëngjez,

njerëzit lusin Perëndinë jeta kurrë mos t’vdes...

Është vendlindja ime n’fshatin Sllatinë,

te Zabeli i Zeqës zogjtë më t’bukur rrinë...

Ia thotë bilbili këngës herët n’mëngjez,

çdo fshatarit tonë i jep gëzim e shpresë...

Që nga mëngjezi dita fillon me të mbarë,

bujqët afër Zabelit herët shihen n’arë...

Është vendlindja ime me plot bukuri,

me rini t’shkolluar t’mbushur mençuri...

Jetës n’fshatin tim i japin madhështi,

bukuri t’rralla vendlindja posedon...

Këngët e bilbilave herët i dëgjohen,

t’çelura me lule livadhet Natyra hijeshon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat