Atlet maratonë me dy krena

Kultura

Atlet maratonë me dy krena

Nga: Lekë Mrijaj Më: 6 maj 2022 Në ora: 20:39
Lekë Mrijaj

Si me u ba i'h'erë si ti,
Me të tua bindje,
Me m'kremtue njerëzimi,
Në një Ditë, Datë'lindje...

Si me u ba i'h'erë si ti,
Yll Drite ndër Arena,
Me m'quajt "Paria",
Atlet maratone me dy krena...

Si me u ba i'h'erë si ti,
Sy'trim me plotë orë,
Me m'njoh njerëzimi,
Legjendë Europe e Shënjtor...

Sot, se'cili (s)krenohet në Ty,
N'Besa Besë t'mot'motit,
Në Ty-Atlet maratonisti...
Skënderbe i yni-Gjergj Kastrioti.

Atlet maratone me dy krena!

(L.M. 6 maj 2022)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat