Në yje ngjajnë vetëm yjet

Kultura

Në yje ngjajnë vetëm yjet

Nga: Agim Desku Më: 7 maj 2022 Në ora: 07:41
Agim Desku

Rashel po vij për paqën e yjeve

Se ju ngjajmë pranverave të njëjta

Mbaj mend Yllin e Davidit mbi djepin ku u rrita

Kur sytë e mi për herë të parë panë dritë

 

Rashel po vij për popullin vëlla

Bekimin e kam nga varri i nënës dhe babait

Më thonë shko Agim në Jerusalem

Në tokën e bekuar të Zotit

 

Falënderoje popullin vëlla për vitin 1999

Kur populli im bënte jetë ferri

Dhe as nuk njiheshim ma për njerëz

Fluturimin e parë të lirisë na e falët

 

Historia na mëson të mos e harrojmë të kaluarën

Të ecim në tokën tonë të lirë na duhen miqt e vërtetë

Ambasadorët që paqen e kanë në shpirt të Rashelit

 

Vij më i sjell e më i marr miliona ëndrra

Më i gozhdue e më ju dhanë frymë vargjeve të poetit

Asgjë mos më i fal djallit veç dashurisë se vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat