“Mos lëndo pranverë”

Kultura

“Mos lëndo pranverë”

Nga: Agim Desku Më: 7 maj 2022 Në ora: 20:33
Kopertina e librit

Krijuesja Marigona Kelmendi- Zekaj është e pranishme me sukses në fushën e krijimtarisë letrare shqiptare.Madje,ajo kohëve të fundit është mjaft e frytëshme shikuar në aspektin e kultivimit të llojeve letrare.Kelmendi sikurse edhe më parë shkruan thënie dhe poezi.Kohë më parë ajo botoi

“Rrugët ekzistojnë’’-Thënie-nga SHB “Meshari”, Prishtinë,2021 dhe,,Varg loti’’,poezi nga SHB,,Hieronymus’’ 2022 ,Klinë

Vëllimi poetik hapet me poezinë ,, Asgjë s`qenka e imja’’,një metaforë e përditëshmërisë se poetes ,ku gërshetohen shumë elemente të bazuara në perceptimin fillozofik e të konceptuar të jetës ,rrjedhës,frymëmarrjes,pengesave,krajatave dhe të gjitha peripecive të saj.Qendër e këtij ,,rrefimi’’është ëndrra si zemërbardhësi,ku përmes saj autorja mundohet ta sjellë të bukurën dhe ligjeron:

Sonte shpirtin tim

të pastër

Mbaje mirë

mos e lëndo

Bëjë atë që shpirti yt e do

Me shumë gjëra u rrethova

Sa rroba e sa shtëpi

Sa njerëz falco. –Poezia:Asgjë s`qenka jeta.

Në simbiozë me të është edhe njeriu dhe jeta e tij,që në njëfarë mënyre i ka specifikat e veta,të cilat e veçojnë nga tërësia e botës.Vetë natyrshmëria e e jetës së ëndrrës dhe e jetës së njeriut rrjedh bashkërisht,por edhe ndaras.E përbashkëta e rrjedhës së saj është e pandarë,ndërsa e veçanta specifikohet me rrjedha të dallueshmërisë dialektike,e pse jo edhe në mendimin e kuptimit filozofik,dhe ligjeron:

Sa rrugë pata në jetë

Sa s'dija kah të shkoja

Sa vuaja për të tjerët

Sa edhe veten e harroja

Sa nisa të ecëm

Në mëngjes mbetëshin

Vetëm ëndrra

Sot lash çdo gjë

I mora veç atë që doja

Shpirtin tim të pastër

Me dritën që kërkoja

Sot lash të gjithë

Lash lot e pikëllim

Sot e një muaj të gjithë flasin

Për shpirtin tim

Asgjë nuk është e jotja

Përpos zemërbardhësisë

Përpos fjalës tënde të bukur

Përpos dashurisë.

Por,megjithatë jeta e njeriut dhe e ëndrrës bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë poetikisht dhe figurativisht me sukses në vargjet e poezisë së Marigona Kelmendit Zekes.Kështu poetja dhe subjekti i saj i rrëfimit udhëton nëpër ëndrrat ,ku në fakt shënojnë stinët ,motet,epokat,vitet e historisë së jetës,një njëtësim që rrjedh duke gurgulluar ëmbël,ashtu siç janë motet dhe stinët në hemisferën dhe atmosferën e tokës.Marigona Kelmendi Zeka,kuptimin meditative dhe filozofik të jetës ,e merr në imagjinatën e saj me figuracion të bollshëm dhe të thellë.Ky kuptim rrjedh në vertikalen dhe në horizontalen e shtrirjes së mendimeve të saj,çka simbolizon natyrshëm rrjedhën e jetës.Ky shenjtërim nuk është abstrakt,madje ka shtrirje në hapësirën logjike,dialektike dhe filozofike të subjektit lirik .Prandaj ëndrra bëhet diçka e shenjtë siç është njeriu dhe jeta e tij.

Lexuesi i vëllimit poetik,,Mos lëndo pranverë’’,e kupton se brenda vargjeve poetja manifeston dhe mishëron nje shpërthim ndjenjash mbi shumë aspekte e dukuri të jetës,mbi shumë tema dhe motive që vazhdimisht do t῾i shkaktojnë emocione dhe ngarkesa mendore.Brenda poezisë së këtij vëllimi është derdhur një botë e pasur mendore dhe shpirtërore,që në mënyrë të lehtë shpreh mendimet dhe me vargjet e shkurtra,por të ngjeshura ,ku di të përqëndrojë vëmendjen e lexuesit në atë që do ta kumtojë.

Pas mbarimit të leximit të çdo poezie,në kujtesë do të na mbeten vargjet që kanë porosinë dhe shpalosin,ëndrrën,dëshirën,synimin,nostalgjinë,vullnetin,shqetësimin,brengën,lumturinë,optimizmin dhe aspiratat për çdo gjë të bukur,të mirë,të pranueshme për kohën,të arsyeshme dhe koherente në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat