Në vend të pa-vend!

Kultura

Në vend të pa-vend!

Nga: Bajram Sefaj Më: 29 maj 2022 Në ora: 09:37
Bajram Sefaj

Një stacion autobusësh urbanë është vendosur aty ku nuk duhet! Cikërrim që ta nxinë jetën e nuk të le t'i gëzohesh ditës se re që të pikë (lindë) në dritare!

-------------------------

Që në fillim, me duhettë pranoj, redaksi dhe ju lexues të nderuar, tamam ashtu siç është vendosur stacioni i autobusëve urbanë, aty ku më së pakut e ka vendin, njësoj është edhe puna me këtë letër, (nuk është vetëm imja!), kur vjen në kohë të papërshtatshme, në vakt të keq, prandaj ndoshta edhe është e pavend. Jam i vetëdijshëm për këtë.

Në çastin kur gjendemi midis pikash, pakosh, grupeve të uniteteve, trojkave e të tjera e të tjera, kur nuk numrojmë më javët as ditët, por llogarisim në pjesë shumë më të imta kohore, qoftë edhe pjestuara në minuta e sekonda, kur duhet, më në fund, të fitojmë pavarësinë dhe sovranitetin, që është më shumë së edhe aq, në mënyrë që, njëherë e mirë dhe përgjithmonë, të ndahemi nga armiku shekullor. Të marrim frymë lirisht e të fillojmë të jetojmë si të gjithë njerëzit e lirë. Në anën tjetër, ju shkruaj për një stacion autobusësh urbanë në vend të pa vend. Kjo në shikim të parë, vështruar nga këndi jetik e historik, në të cilin gjendemi, del dokërr dhe shkuar saj. Vetëvetiu duket si një gjë, njëmend e pavend dhe aspak serioze. Por, ja se jeta e përditshme, ajo përdhese, pjell edhe "cikërrima" të tilla që ta nxijnë jetën e nuk të lenë t'i gëzohesh ditës se re që të lindë në dritare!

Problemi nuk është vetëm imi. Prandaj atë nuk e shtroj vetë në emrin tim, por edhe në emër të të gjithë qytetarëve të një pjese të lagjës Kondra e Diellit, Zona Perëndimore në Prishtinë. Me gjithë, pra, ndjesinë e fajit, mo'zot, anbuzoj me durimin e lexuesit dhe shpenzoj me kot hapësirën e shtrenjtë të gazetës suaj, megjithatë them se jeta, ndonse e shkurtër, nganjëherë (në të shumtën e rasteve), është edhe kryeneqe, e pamëshirshme, mund të thuhet. Kështu, në vend, pra, se të shkruhet e të reflektohet për diçka më të madhe, më të rëndësishme, më jetike për tërë kombin tonë, e sidomos për pjesën e tij në Kosovë, marr e tjerr për një poblem që, vështuar nga kjo përspektivë, del se është edhe më i vogël se edhe që është në fakt. Por, ja se jeta (prapë), ka shpeshherë edhe anën e vetë të padukshme, përditshmërinë, sa do e imtë dhe mikroskopike që është, gjallëron dhe shfaqet aty-këtu.

Ka më se një vit e kusur qyshkurë në lagjën më të bukur të Prishtiës, aty ku fillon Kodra e Diellit (afër Fakultetit të ri Tetnik), brenda natës, pa pritë e pa kujtuar, sikur prej dheu të kishte dalë e të kishte mbirë, shfaqet një stacion autobusësh urbanë. Erdhi e mbiu aty, (kushedi prej nga dhe me urdhër të kujt!), u instalua dhe u stacionuar aty ai stacion, ku më së pakut e kishte (e ka) vendin.

Kështu, një lagje që mund të merrej si shëmbull për të mirë, për krejt Prishtinën me rrethine, siç thuhet zakonisht, kur sadopak ishte e rregulluar, e ruajtur, e gjelbëruar (sa mndësitë tona lelojnë!), tash e ka marrë pusi krejtë. Prej një bukurie (për lakmi) që kishte, tashti është shndërruar një një shëmti të llojit të vetë. Në një shëmti që vret! Bërlloku e hedhurinat kanë pushtuar krejt këtë hapësirë që, kurqysh, në asnjë kohë e në asnjë vakt, me asnjë projekt as dokumnet tjetër zyrtar, nuk është paraparë si vend për stacion aubusësh urbanë.

Ne, banorët e kësaj lagjeje, dikurë fatlumët, të lumturit dhe kranarët për "kuartin" tonë shëmbullore që kishin, ishim për aq qejfprishur, kur vite më parë, në "shanshelizenë" tonë u isntalua një fushë ushtrimore për vozitësit laikë që do të bëhën shoferë të ardhëshëm. Ai si poligon miniatural që ishte, na e kishte vrarë qejfin e zymtësuar fytyrën! Tashti u harrua ajo. Bela shumë më e madhe, erdhi e u kurdis aty. Hiç më pak se një stacion autobusësh urbanë, madje! Doli kjo, ashtu sikurse thotë fjala e urtë popullore, "brit prëj shiut e të zë breshëri!".

Të gjthë banorët e kësaj pjese të lagjës tok, njezërit pohojnë se stacioni i autobusëve urbanë, nuk e ka vendin aty dhe se aty është "ngulur" gabimisht, pa asnjë arsye dhe logjikë të shëndoshtë. Pa asnjë domosdoshmëri e argumet tjetër. Mos besofshi, dilni e shiheni edhe vetë! Në mos e befshit këtë apostafat, mbase ju qet puna, ndonjëherë këndejpari.

Këtë stacionim të pavend dhe absurd të autobusëve urbanë në një vend të fshtehtë, ku nuk ka asnjë levizje këmbësorësh, aq më të rëndë e të padureshëm e bën fakti se, ai numur i madh autobusësh privatë që për ta shfrytëzuar këtë hapësirë të trafikut urban shoqëror paguajnë, në biçim qiraje, një sasi të vocërr, nja njëzet për qind të ralizimit. Pa ndal njëherë e vështroje se në çfarë gjëdjeje teknike, janë ata autobusë. Në gjendje të mjerueshme janë. Ja, si janë. Bythëshkyer e mushkërinjprishur. Tuberantë e të lodhur pleqërie që, moti kohë, kanë mbaruar shekullin e përdorimit të tyre, duke përfunduar në varrezat kolektive, diku nëpër qytetet e mëdha të Evopës plakë.

Autobusët në fjalë, janë shumë të damshëm. Aq shumë tym të zi vjellin, nga të gjitha anët, më shumë se nga qyngat e skapamentove, ashtu si janë, sjellin një dëm të pakompenzueshëm ekologjik. Sidomos në Prishtinën tonë edhe ashtu të helmuar. Nga të gjitha anët, të rrahur nga tymnjat dhe mjegullat e pluhurit, duke e rradhitur, kështu, në mesim e qyteteve më të rezikuara ekologjikisht në planet. Edhe këtë fakt duhet mbajtur në evidencë. Nuk është ky problem i vogël që ta anashkalohet lehtë, sikur të ishte një gjë fare e pa rëndësishme.

Merrni prandaj me mendë tmerin e perëndisë kur një dyzinë autobusish të tillë, për gjithë ditë, dimër e verë, në pesë të mëngjesit, të dyndën para dritarëve e me zhurma të padurueshme, provojnë të mbjellin nxehtësi dhe shpirt në trupin e tyre kaherë të vdekur klinikisht. Plotë zhurmë të padurueshme, tym të dendur dhe fishkëllima burishë, va e pa va, nevojë e pa nevojë, të shpojnë veshët, edhe të shurdhësh t'i kishe.

Në vend se të votojmë dhe të pledojmë për numur sa më të madh stacionësh urbane, për rrjetë sa më të dëndur vijash e lidhjësh autobusësh gjithkah (kry)qytetit tonë, jemi të shtrenguar të ngrisim zërin e protestes kundër këtij stacioni bizar dhe të panevojshëm fare, mbjellë në një vend ku nuk e ka vendin. Se është kështu, tamam kështu, në ndihmë na vijnë edhe mendimet dhe pajtushmëria e vetë shoferëve të këtyre autobusëve që mëzi presin të zhvendosën nga ky vend i papërshtatshëm e të shtegtojnë andej nga e kanë vendin!

Bajram SEFAJ

(publicist dhe shkrimtar).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat