Fjala

Kultura

Fjala

Nga: Zymer Mehani Më: 2 qershor 2022 Në ora: 11:20
Zymer Mehani

Fjala pret si shpatë
Di të bëjë shamatë
Natën e bën ditë
Dhe errësirën dritë

Fjala është melhem
Shpesh bëhet karrem
Di të jetë e hidhur
Shumë njerëz n’të janë lidhur

Si plumbi vret fjala
Plagë e saj dhemb shumë
S’e shëron as koha
Di t’vërshojë si lumë

Po e matëm fjalën
Keqkuptimet ndalen

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat