Princesha e frymëzimeve hyjnore

Kultura

Princesha e frymëzimeve hyjnore

Nga: Baki Ymeri Më: 15 korrik 2022 Në ora: 22:51
Kopertina

E sjellim para Jush këtë antologji me një kënaqësi të thellë për t'i pasuruar bibliotekat e sentimenteve letrare me poema të jashtëzakonshme të krijuara nga një poeteshë e prekur nga flatrat e engjëllit (Ariti Gjini)), vepër e shoqëruar edhe me tre poetesha tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Monda Hamitaj, Xhemi Nokshiqi Muzai dhe Merita Prenga). Janë vjersha dashurie të shkruara me zjarrin e zemrës, vargje meditative një tensioni të lartë sentimental.

Kemi thënë parapralkisht dhe kemi besuar gjithmonë se poezia është çelësi i universit, shprehja e bukurisë, e lirisë dhe mrekullisë. Poezia e këtyre katër poeteshave shqiptare është çelësi i shpirtrave të mëdhenj. Poezitë e Zonjës Ariti Gjini dëshmojnë se autorja është princeshë e frymëzimeve hyjnore: Aty ku dua të përcjell mall dhe emocjon dashurie/ Dhe gjithmon të dua si trëndafil i kuq dhe si aroma e një borziloku/ Për ty bëhem një zë i fuqishëm qoft dhe kur nuk më del zëri/ Dhe këto fjalët e mija le të fluturojnë deri në atdheun tonë/ Unë për ty dhe me vrap do vija ndoshta dhe më një kembë/ Që të të dhuroj atë dashuri që në zemër të mungon! (Trëndafil zemre)

Autorja ka karakter të fuqishëm, dinjitet dhe krenari. Ajo na dhuron një art të vërtetë, shpirtëror, të mrekullueshëm, porsi dritat e ylberit të kristaleve me ngjyra. Në vargjet e saj ndjehet një botë e rafinuar dhe një ndjeshmëri e madhe: Si zakonisht, kur shkoj për të pirë kafenë/ Shikoj tavolina, të gjitha plot./ Diku një tavolinë, bosh ishte atje./ U ula me kafenë që e mbaja në dore./ Nxora telefonin, për te folur./ Me dy vajzat, atje te vendi im. (Kur flisnim shqip)

Pason një pasion i gërshetuar me brishtësinë e emocioneve të saj, e ballafaquar me një lloj masiviteti të padeklarueshëm duke e përshkruar një opozitë universale me të cilën poetesha duket se dëshiron të arrijë përtej individualitetit dhe veçantisë së përvojës, në një zonë të universit absolut, atje ku na pret buzëqeshja e nënave tona: Gëzuar festën gratë e shqipes/ Kudo jeni nëpër botë/ Kush i ka nënat t’i uroni/ Mbushur me gëzim e lot/ Sot ka nëna të vetmuara/ Që nuk i kanë fëmijët pranë/ Disa janë dhe të harruara/ Vdesin me shpresën e tharë/ O ju nëna mbretëresha/ O ju gratë e vendit tim/ U dua sot të buzëqeshura/ U dua plot me gëezim! (Festa e nënave tona)

Poezitë e dashurisë kanë shkëlqime dhe pikëllime. Ariti Gjini është një vullkan emocionesh dhe ideshë. Në vargun e saj ballafaqohemi me energji dhe vitalitet. Vëllimi respektiv vjen para nesh si një fjalor i mençurisë. Autorja shkruan për jetën, për dashurinë, për atdheun, për botën dhe pavdekësinë. Shpresa e pavdekësisë nuk mund të bazohet vetëm në pasuri, por pikësëpari në shpirt, sepse investimi më i madh vjen nga shpirti. Poezitë e saj të përfshira në këtë antologji, dëshmon se kemi para nesh një ëndërrimtare me shpirt të florinjtë. (Bukuresht, Verë, 2022)

Ju jeni dashuri!

Gjithmonë u kam thënë se sa shumë u dua.

Dhe të gjithë ju duhët të më besoni.

Nuk ka më të thoni më doni apo s’më doni.

Se të gjithë juve, veç një nënë u bëri.

Se në sytë e mi, sytë tuaj i shikoj.

Tek e mbyll qerpikun, në mendje ju kam.

Dashuria ime, që kurrë nuk mungoj.

Dhe shumë do të ju dua, sa të jem gjallë.

Edhe pse jeni rritur, meraku më bluan.

Kur në telefon, përgjigje nuk marr.

Që këtu e kuptoj, që diçka nuk shkon.

Derisa marr përgjigje, telefonin s’ndal.

Sa shpejt ikën vitet , bashkë me jetën time.

Sa doja të ktheja, disa vite mbas.

Doja që t’u kisha, si dikurë fëmijë.

Kur ishit të qeshur, e ishit plot gaz.

Se jeni të gjithë, brenda zemrës sime.

Se ju kam si shpirti, brenda shpirtit tim.

Jeni rreze dielli, që gjithmonë më ngrohni.

Jeni dashuri, që nuk ka mbarim.

Po doni ju, kësaj mos i besoni.

Gjithmonë ju kam thënë se ju dua shumë.

Tani po jua shkruaj, edhe në këtë letër.

E kam të vulosur, i vura dhe vulë.

Se mami u ka si drita e diellit.

Në sy ju shikoj, të gjithëve me rradhë.

Dhe ngre kokën lart, e shikoj nga qielli.

Dhe i lutem Zotit, për ju të m’i falë!!!

Trëndafil zemre

Si një trëndafil ti je mbjellë në zemrën time

Është një ndjesi e një nxehtësie si në shkretëtirë

Gjithmon jam munduar të sjellë ditë të bukura dashurie

Dhe bëhem hënë që në shpirt të zhduk atë errsirë

Se ti për mua je si flladi i freskët që sjellin valët e detit

E unë për ty bëhem peshkaqen kaloj edhe një oqean

Unë në zëmrën tënde kam hedhur spirancën e rëndë të një anije

E ti para meje dua të qëndrosh i fortë si një Luan

Këto vargje që po shkruaj kanë aromën e një besnikërie

Sikur dhe të kaloj dhe në urat më të larta të New Yorkut

Aty ku dua të përcjell mall dhe emocion dashurie

Dhe gjithmon të dua si trëndafil ikuq dhe si aroma e një borziloku

Për ty bëhem një zë i fuqishëm qoftë dhe kur nuk më del zëri

Dhe këto fjalët e mia lë të fluturojnë deri në atdheun tonë

Unë për ty me vrap do vija ndoshta dhe më një këmbë

Që të dhuroj atë dashuri që në zemër të mungon...

Kënga e jetës

Jetojmë të gjithë në një realitet të pashpresë

Ku njëri lind, e tjetri vdes

Ku njëri qesh, e tjetri qan

Ku ndahesh me nënën e me babanë

Ku njërin e ke mik, e tjetrin armik

Ku njëri të thot "eja, tjetri të thot "ik"

Ku njëri të do, e tjetri s’të do

Ku njerëzit të thonë ,,po deshe jeto”

Ku jeta dhe vdekja qëndrojnë aq pranë

Ku kokën të nxjerrësh, shumë njerëz të hanë

Ku zhgënjehesh gjithmonë nga kjo jetë e shkretë

Ku nuk e gjen dot ku është e vërtetë

Prandaj o njerëz merreni jetën si t’u vijë

Harroni inatet dhe hiqni mëritë

Përjetonie jetën në harmoni

Falni mirësi. falni dashuri

Flisni ngadalë dhe me butësi

Ndihmoni njjerëzit në vështirësi

Mos bëni dallim në rracë e në fe

Se jeta është e shkurtë për të gjithë ne!

Myzeqeja ime

Unë jam bijë myzeqare

Ta dini jan njerëz të mirë

Të presin me buzë në gaz

Ta çojnë kafenë e rakinë

Myzeqeja vënd i bukur

Fushat plot me të mbjella

Atje ku prodhohet buka

Ku blegërin qengji e delja

Ah kur zbret në Myzeqe

Të shikosh fusha edhe kodra

Çdo mëngjes mbushur me njerëz

Janë punëtorë, i njeh gjithë bota

Për mikpritës mos më thoni

Kush të dojë le ta provojë

Dalin të presin te dera

Mirëse na errdhët thonë

Në është darkë apo është drekë

Tavolina mbushur plot

Mishi engjit dhe rakija

Nga një këngë e këndojnë

Moj e bukura Myzeqe

Në çdo stinë çdo gjë prodhon

Popullin tim që e kam atje

Asnjë gjë mos t’i mungojë.

Mirëse errdhe

moj pranverë!

Mirëse errdhe moj pranverë

Më prure gjithë bukurinë

Diellin, hënën, yjet, qiellin

Lulet, barin, gjithësinë

Bashk më ty, errdha dhe unë

E qeshur dhe me plot gëzim

Do t’i mbledh lulet e bukura

Do të ta falë tërë dashurinë

Pemët kanë filluar të çelin

Bari rritet, jeshilon

Lule të bukura gjithandej

Bukuri që të gëzon

Mbushur pemët plot me zogj

Pylli se ç’më jep ushtim

Por bilbili kur këndon

Është muzikë për shpirtin tim

Ooo, sa e bukur është pranvera

Çdo vjet sa me mallë e pres

Të shohë diellin, hënën, yjet

Kur në qiell shpërndahen retë

Bukuri e rrallë është këtu

Por asgjë nuk më shijonë

Porsi lulet e vëndit tim

Janë’ilaç që më shërojnë.

Malli per vendin tim

Djersët e ftohtë ma mbuluan trupin

Lot të nxehta m’u bënë lumë

Për pragun më digjte malli

Për fëmijët që lash në gjumë

Atë natë... ndaj në të gdhirë

U nisa për rrugë të gjatë

Zemra qante e lotonte

Lart në qell një re e zezë

Mu duk si shi me rrebesh

Ato ishin lotët e mi

E heshtur me kokën mbas

Nga syri loti s’mbaroj

Për çdo gur më ka marrë malli

Dhe për bacën plot me fruta

Vendi jot të duket përrallë

Si në male e në fusha

Atje kam fëmijët e mi

Kam dhe motrat edhe vëllanë

Kam nënën kam dhe babanë

Se aty është vëndi im

Ku kam qarë për herën e parë

Aty kam tërë dashurinë

Ku dua të qëshë më mall

Ku kam lën gjithë pasurin

Punova një jetë të tërë

Lash djersën e lash fuqinë

Shumë herë vetëm rri e mendoj

Si do vejë kjo jetë e shkretë

A do kthehem ndonjë ditë

A do më dalë shpirti këtej

Zotit shumë i borgjërohem

Të më jap shenjën e parë

Që të shkoj në vëndin tim

Atje shpirti le të më dalë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat