Mirë është që njeriu, me ia ditë hallin vetit!

Kultura

Mirë është që njeriu, me ia ditë hallin vetit!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 16 korrik 2022 Në ora: 13:23
Xhelal Hoxha

Po thonë disa plaka e disa pleq: Sa keq! 

(Po-pullore)         

Me një thënie të vjetër e filozofike
që e përdorte populli si shpesh, ku thoshin:
Mirë është që njeriu, meja ditë hallin vetit!
Ndërsa, disa të tjerë thoshin:
Dhe mos me rënë në influencën e askujt,
por njëkohësisht, as në grackën e mretit!”...  

Me një anë, edhe ne po themi:”Lum, e lum”
dhe në anën tjetër hiq, nuk po mendojmë shumë…
Mendojmë e themi së bashku e njëtrajtshëm
se s’është koha më, të rrojmë në kashtë e në podrum
Me shtazët bashkë brenda në shtëpi
Me zgjebën, morrat e pleshtat, si dikur…
Nëse mendohemi pak me kokë, 
se ku kemi qenë e se ku jemi sot;
Dhe ku jemi tani, si shoqëri e Komb?
duhet të jemi krejtësisht të vetëdijshëm;
të jemi të shëruar në kokë, e jo të sëmur?!
Nga kashta…e deri te kompjuterizimi…
Por kemi mundur e kemi mundësi;
që të ishim e të jemi, akoma edhe më mirë!...
Po thonë:Ai që rri afër, e punon në shërbim të mbretit…
Ndoshta, do të mbetët zgjuar e pa gjumë?!
Ndërsa, mjerë ai i mjeri, që bën seri;
e që s'ja din hallet e shumta të tjerëve…
Dhe, aç më pak vet vetit!…
Keq me mbret, e keq pa mbret;
tani po thonë:Është koha shumë e mirë për det!
Ne si duket po e meritojmë, e po e lypim këtë…
Dhe, ndoshta një ditë, do të plakemi fare;
Do të verbohemi, shurdhohemi e të shtrembërohemi?!
Ose, do të mbetemi në shtrat-krevat, krejt të sëmur;
ngado që si dihet kësaj pune, pa dashje do të rrimë veç vetë!
Po thonë disa plaka e disa pleq: sa keq!
Vaj halli për neve çka na gjet, e çka po na pret?
për të zezat hallet e vuajtjet tona të njëpasnjëshme…
Për pleqërinë tonë që po na vije shumë shpejt, për dreq!
 Xh.H 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat