Vijmë

Kultura

Vijmë

Nga: Neki Lulaj Më: 25 korrik 2022 Në ora: 18:43
Neki Lulaj

Vijmë atje se na pjek-djeg si zjarri.
Si deshët në zgarë për dasmorë
Vijmë atje se na merr pa fund malli.
Për gurë, për baltë, për kullën në oborr

Vijmë atje se na merr malli.
Për nënë, babë e për shtëpi.
Vijmë atje se na merr malli
Për oshmak e për komshi.

Vijmë atje se na merr malli
Për fushë, për dasma e për vërri
Vijmë atje se na merr malli
Ku kemi kaluar fëmijëri.

Vijmë atje se na merr malli
Për oxhaskun e kodrën me varre.
Vijmë atje se na merr malli
Se jemi pjesë e tokës shqiptare.

Vijmë atje ku abetarja
I ka gjithsejt 36 shkronja
Vijmë atje ku harku i lahutës
Lëshon tinguj nëpër odat tona.

Vijmë atje që të rilindim.
Që ju kemi thellë në zemër
Diçka e madhe na djeg shpirtin
Si vullkani që djeg dhe pemën.

Vijmë atje ku shpenzohet djersa.
Para që fitohen për një vit.
Vijmë atje ku zgjohet ndjenja.
Ku fëmijët tanë janë rritë.

Vijmë, se ju na doni sa vetë jeta
Keni respekt për mërgimtarë
Vijmë ta heqim mykun nga zemra
Atje ku lindi gjyshi ynë i parë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat