Ëndrrën nuk e vramë

Kultura

Ëndrrën nuk e vramë

Nga: Dibran Demaku Më: 25 korrik 2022 Në ora: 22:43
Dibran Demaku

Ëndrrën nuk e vramë


pas të thënave e të pathënave më mirë që u pamë
mbase shpresën e lënduam veç ëndrrën nuk e vramë
koha tmerrësisht e shkurtër sa hap e mbyll sytë
lë shtegun hapur për një takim tjetër një takim të
dytë...



Kur

kur të ikin nga koka flokët
kur të ikën mendja nga truri
kot ndalon e i kujton shokët
shndërruar janë në kallinjë gruri…



Ramë në provim

ne që mendonim se dijmë gjithçka
ramë në provim kur na erdhi radha
sepse vetë dituria nuk paska krah
dhe nuk flururoka tek retë e bardha

sepse vetë dituria nuk paska krah
dhe nuk fluturoka tek retë e bardha
ne që mendonim se dijmë gjithçka
ramë në provim kur na erdhi radha...



Kur uji shterron në krua

mos prit asgjë nga mua
nuk pres asgjë nga ty
kur uji shterron në krua
shterron dhe loti në sy

kur uji shterron në krua
shterron dhe loti në sy
mos prit asgjë nga mua
nuk pres asgjë nga ty

mos prit asgjë nga mua
nuk pres asgjë nga ty
shterrin dhe loti në sy
kur uji shterron në krua…


Kosova ime

kosova ime pikë e kuqe gjaku
tek ara tek lisi tek praku
kosova ime rritur mbi lulëkuqe
ti nënë ti motër ti nuse
kosova ime ti ëndërr e bardhë lirie
me diell në jug e rrënjë shqipërie…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat