​De Riu: Krenarë të sjellim ekspozitën e dizajnit italian në Prishtinë

Kultura

​De Riu: Krenarë të sjellim ekspozitën e dizajnit italian në Prishtinë

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 20:58
Antonello De Riu

Është hapur sot ekspozita e dizajnit italian në Prishtinë, me ç’rast ambasadori i Italisë, Antonello De Riu tha se janë krenarë të sjellin në Kosovë një ekspozitë të tillë të proceseve të prodhimit të vazhdueshëm “redukto, riciklo, ripërdor”.

Me rastin në hapjes, ai tha se kjo ekspozitë tregon - nëpërmjet objekteve, imazheve dhe teksteve - bazat e ekonomisë rrethore, zhvillimin e materialeve dhe produkteve të reja me ndikim të ulët ekologjik, filozofinë e projektimit të disa prej dizajnerëve të rinj që po punojnë në një ekologji të re të artificiales. 

De Riu: Jemi krenarë që sjellim këtë ekspozitë në Kosovë 

“Ndjehemi veçanërisht krenarë që e sjellim këtë ekspozitë në Prishtinë, e cila ka qenë e hapur në disa lokacione të rëndësishme rreth botës sikurse në Pragë, Stamboll, Dubai, Hong – Kong, Uashington D.C, Toronto, Tunis. Prej ardhjes time në Kosovë, kemi dashur të ngrisim një ekspozitë të dizajnit italian stabil gjatë Manifestës së katërmbëdhjetë në Prishtinë dhe për te kontribuar në rigjenerimin e hapësirës publike edhe përmes projekteve të arkitektit italian Carlo Ratti”, tha ambasadori. 

Ambasadori italian tha se përmes 'Ecodesign', synojnë të theksojnë kontributin që rishikimi i proceseve të prodhimit në vazhdim në industrinë italiane të projektimit ofron për rigjenerimin e vlerës së objekteve në qarkullim. 

De Riu: Ekspozita është prioritet i ekonomisë cirkulare

“(Ekzpozita) Është një prioritet i ekonomisë cirkulare dhe eko dizajnit, e cila bjen një model të produksionit dhe sjell një përdorim optimal të burimeve dhe energjisë, dhe në të njëjtën kohë mban aftësinë kreative, sensin estetik, kualitetin e materialit dhe gjithashtu mundesinë për të detajuar influencën e kulturës lokale në produkt si veçoritë unike që bëjnë dizajnin italian një prej simboleve me të vlerësuara të bëra në Itali”, shtoi ai. 

Kuruar nga arkitektja Silvana Annicchiarico, ekspozita emri i plotë i së cilës është "3CODESIGN | 3Rs: Reduce Recycle Reuse" synon të ofrojë një pasqyrë sintetike por paradigmatike se si dizajni italian është duke punuar në drejtimin e qëndrueshmërisë mjedisore. Në këtë drejtim, ekspozita ofron një përzgjedhje objektesh, produktesh dhe aksesorësh të ricikluar ose të bërë me materiale dhe teknologji të qëndrueshme, të gjitha të projektuara nga projektuesit italianë dhe të prodhuara nga kompanitë italiane. 

Ekspozita "Ecodesign", është hapur në Qendrën Bogdani Polis, Katedralja Nëna Terezë, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 23 gusht.

Ajo do të jetë e hapur nga e hëna deri të shtunë, nga ora 12:00 deri në ora19:00, ndërsa të dielën nga ora 15:00 deri në ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat