Dorë mikluese

Kultura

Dorë mikluese

Nga: Vjollca Aliu Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:29
Vjollca Aliu

E përkëdhel butësisht në faqe
Si vesa e mëngjesit kur miklon luleborën


Ecën e ngjitet shtigjeve pa fund
Si gjeraqinë për të rrëmbyer kurorën.

Ajo dorë që gurgullimën lumit ia shton
E detit ia rrëmben kaltërsinë


Si spirancë ngulitet, me forcë vigane mbron
Shpërfaqet si engjëll për besnikërinë.

...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat