Ku ta gjej përgjigjen

Kultura

Ku ta gjej përgjigjen

Nga: Selvije Shijaku Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Përse më le të iku
Nga ti atdhe
Përse edhe në paqë
Më duhet te të lë

Më vrau besimi
Ç`më mbyti ndërgjegjia

Si t`i them botës
Përse po iku tani
T`i them të vërtetën
Se nuk ka punë e as siguri

Kur të shkatërruan korbat e zi
Sa më dhemb shpirti e zemra

Qajmë kur shumë intelektual
Ty të braktisin

Ty zonjë dardane
Nënëloke e nëntokë e artë

Eh,dhe djep i bekuar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat