Ishe poet

Kultura

Ishe poet

Nga: Zymer Mehani Më: 31 gusht 2022 Në ora: 11:43
Havzi Nela

Ishe poet, ishe
Trëndafil me erë
Ato hije t'zeza
Jetën ta bënë sterrë

U ngrite, qëndrove
N'majë t'majës përherë
Me duf kryengritës
Për atdheun e mjerë

Ato hije t'zeza
Si katran, skëterrë
T'përcollën, t'përgjuan
T'përndoqën përherë

E ti zjarrmi kishe
Me guxim e thatë
Se nënë Shqipëria
Po dergjej n'lëngatë

Gojën dot s'ta mbyllën
Nën hekura të lanë
T'bilbilosh t'penguan
Të shanë e të vranë

Djajtë me brirë e kthetra
Të varën n'litar
Por ti n'zemër t'kombit
Rilinde lastar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat