Dua të flas me lule

Kultura

Dua të flas me lule

Nga: Habibe Kadriu Më: 14 shtator 2022 Në ora: 17:05
Autorja Habibe Kadriu

Nuk dua të rri së më zihet fryma
Dua té shkoj aty ku unë u linda
Të flas me lule
Të flas me bagëtinë
Me shtëpit e vjetra
Aty ku gjëja rehatinë
I dua të gjitha stinët e vitit
E dua pranveren ku pemët mugullojnë
I dua zogjtë që tërë ditën cicërrojnë
E dua verën plotë gjallëri
Nëse mund të kthehësha
O sa kam zili
Për vjeshtën s`po flasim
Ajo bën mrekulli
I vjelim frutat një e nga një
Edhe dimri është i bukur
E ka shijen e vet
Rrëshqasin fëmijët
E bëjnë dardoleca
E dua mëmëdhenë
Unë e ngrata
Një pershëndetje
Nga mërgata
Kjo është e para.
LULJA E MBIJETUAR
Lulja e mbijetur
Pa shumë vite kanë kalue
Ti pa mu si ke jetu
Të dashta shumë
Të mbolla të ujita
Mbete aty ku ishe
Por nuk më tradhtove

Të gjeta e të mora me vete
Tashmë në mërgim
Po jetojmë së bashku
Sikur të ishim mbret
Ta dua aromën
Të dua ty
Do të jetojmë bashkë
Të dyja për bukuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat