Alo vëlla

Kultura

Alo vëlla

Nga: Musa Ahmetaj Më: 15 shtator 2022 Në ora: 17:00
Musa Ahmetaj

Alo vëlla, alo
A po më dëgjon
Njëqind euro
A po mi huazon

Po, po vëlla
Të dëgjova pak
Vallë: mos të pata
Ty baxhanak

I nderuari vëlla
Mos fol me bisht
Vërtet më duhen
Shumë urgjentisht

Mos fol më tutje
Ndal or vëlla , ndal
Ndaj baxhanakut
Kam obligim moral

Tash kam propozim
Më dëgjoni veç pak
Ma jep motrën e gruas
Të të bëj baxhanak

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat