Kisha Katolike “Zoja e Shkodres” : Festivali i 30-të Shqiptar i dedikohet Monsinjor Zef Oroshit

Kultura

Kisha Katolike “Zoja e Shkodres” : Festivali i 30-të Shqiptar i dedikohet Monsinjor Zef Oroshit

Nga: Beqir Sina Më: 12 tetor 2022 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

WHITE PLAIN NY : Në një njoftim të saj Kisha Katolike “Zoja e Shkodres” thotë se ka kënaqësinë të njoftojë komunitetin shqiptar për Nju Jork me rrethe se me 5 dhe 6 Nëntor në Sallën e Illyria Community Center në Bronx NY, do të mbahet Festivali i 30-të Shqiptar i cili në këtë jubile i dedikohet Monsinjor Zef Oroshit, i Lidhjes Katolike Shqiptare dhe e Kishës së Parë Katolike të shqiptarve në gjithë Amerikën

Kisha Katolike « Zoja e Shkodrës » po ashtu në këtë njoftim nënvizon se festivali që orginazohet nga kjo kishë për 30 vjet, është evinimenti më i madh shqiptar në Amerikë, dhe si synim ka pasur dhe vazhdon të mbajë shpalosjen dhe ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës, atë të këngës e valles burimore e shfaqjen e shumë e shumë ngjyrave të bukura që pasqyron folklori Shqiptar ruajtur e kultivuar bukur dhe përcjellur tek fëmijët që janë edhe bukuria e këtij festivali jetëgjatë në diasporë.

« Do të keni mundësinë e dy netë festive, që të argëtoheni me Kengëtarë të njohur të shumë trevave, Grupet Folklorike nga Nju Jorku, e shtetet për rreth , Bostoni dhe Michigani qe do ta pasurojne Festivalin me instrumente, kostume dhe valle të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, trevat shqiptare , në Mal të zi, Maqedoni, Lugina e Preshevës, Malsia e deri te Çameria. »

Kisha Katolike “Zoja e Shkodres” tregon se Festivali i 30-të Shqiptar i cili i dedikohet Monsinjor Zef Oroshit, figura më markante e mërgates shqiptare i njohur edhe si themeluesi i Lidhjes Katolike Shqiptare dhe e Kishes së Pare Katolike të shqiptarve në gjithe Ameriken - por edhe mbare botës jashtë trojeve Shqiptare do përkrahet nga aktivisti i njohur Mark Gjonaj një ish anetar i Keshillit Bashkiak të qytetit New York.

Lidhur me biletat çmimi i të cilave është $30 lajmërohen të interesuarit se duke nisur nga kjo jave biletat vendosen në shitje online.

« Ju mirëpresim dhe ejani të kënaqemi së bashku » Kisha Katolike “Zoja e Shkodres” Hartsdale - New York

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat