Kosova e Bavaria me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bibliotekave

Kultura

Kosova e Bavaria me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bibliotekave

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 13:09
Foto nga vendngjarja

Sot në Mynih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri  i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku duke u shprehur se i është thellësisht mirënjohës ministrit Blume për zgjerimin e bashkëpunimit.

"Edhe një moment i shënuar në fuqizimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar, kësaj radhe me Gjermaninë.Sot në Mynih është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë.

I jam thellësisht mirënjohës Ministrit të Kulturës të Bavarisë, z. Markus Blume për pritjen zyrtare, gatishmërinë për marrëveshjen në fushën e bibliotekave dhe vullnetin për zgjerim të bashkëpunimit kulturor me Kosovën” shkruan ministri në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat