Shpirtin ia dorëzoj

Kultura

Shpirtin ia dorëzoj

Nga: Musa Ahmetaj Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 22:23
Musa Ahmetaj

Në spitale publike

Shkoi Aga Tafë

Aty paska mungesë

Për jastëk e çarçafë

Për këtë deklaratë

Shumë mirë e mati

Pastaj edhe u ankua

Nuk i përshtatet shtrati

Pastaj në çdo dhomë

Nga katër-pesë veta

Askush aty nuk ishte

Me dhembje të lehta

Me qebe të larmishme

Të mbuluar ishin prore

Aty nuk punonte fare

As nxemja qëndrore

Edhe për të tjera

Rrëfeu Xha Tafushi

Dot spitalet publike

Syrin nuk ia mbushi

Dritaret jasht e mbrenda

Me shumë zarzavate

Shpirtin tim ia dorëzoj

Vetëm spitaleve private

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat