Në mua

Kultura

Në mua

Nga: Fitore Haklaj Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 19:26
Ilustrim

Në mua tani dielli lindi

Aty ku rriten shumë lule

Shpirti e don vetëm paqën

Në mua është edhe perëndimi

 

Libri më faqe shumë

Ku rrjedhin vargjet si lumë

Kënga më plot dashuri per ty

Në mua flen edhe ti

 

Në mua lindi edhe hëna

Kur iku në shkrimet e natës

Mendoj se si të pikturoj nesër

Brusha ime kurrë nuk të harroj

 

Në mua është edhe një fëmijë

Sa ëndrrat i shoh me ty

Dua të shkoj të bjeshka ime

Apo dua edhe një herë të lindi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat