Një (mini) roman i mirë, nga çdo këndvështrimi

Kultura

Një (mini) roman i mirë, nga çdo këndvështrimi

Nga: Bajram Sefaj Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 18:48
Autori Bajram Sefaj

“... shkrimtarët mjeshtërinë e shfaqin në tregime,
por famën e arrijnë me romane” – Kurt Wolt, Ernst Rowohlt.

Por që e është një tekst i mirë që lexohet filhall e me lezet të madh, kjo është jashtë çdo dyshimi. Për (a mbi) shkrimtarin heretik e fatkeq, Franc Kafka, deri me tash është shkruar shumë. Sa romane. Sa monografi, Sa shkrime të tjera publicistike e monografike. (Sa herë zihet në gojë Franc Kafka mendja si detyrimisht të shkon të shkrimtari ynë Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni, ky uragan i ndalur si e pagëzoi I. Kadaré në esenë e tij të njohur. Kafka dhe Migjeni kanë shumëçka të përbashkët. Të dytë ishin shkrimtarë të mirë. Ishin të veçantë. Ishin shëndetlig. Vuanin nga tuberkulozi, që të dy. Vdesin në moshë të re: Migjeni kur i ishte vetëm 27 vjeç, kurse Franc Kafka kur ishte dyzet e një, (dyzetedy) vjeçar, hiç më shumë!).
Që të dyve iu kushtuar vepra të shumta, sidomos këtij të dytit, nuk ishte aspak e rastit as e papritur. Jeta, krijimtaria dhe personaliteti i Josifit, ishte specifike dhe, për shumëçka veçuese, prandaj dhe për shumë njerëz të letrave, për shkrimtarë në rend të parë, ai ishte një “temë e motiv” i preferuar për trajtim artistik, qoftë në roman, qoftë në monografi e në gjini të tjera, dokumentare e kështu më radhë.
Midis atyre shkrimtarëve, jeta e shkurtër dhe vepra e madhore letrare e Franc Kakës, që e ka inspirua, është shkrimtari relativisht i ri kroat Miro Gavram (1962). Ai për temë trajtimi në romanin e tij, të shkurtër, kishte zgjedhë një temë të lehtë dhe të njohur. Të gjithë, pa përjashtim, e dinë se kush është “Miku i Kafkës”. Miku më i mirë, më besnik, deri në ditët e fundit të jetës së shkurtër të Francit, ishte kush tjetër pos Josif Brodskit. Pikërisht kjo e dhenë e njohur, bën që për një çast të ndërpritet “leximi” i mëtutjeshëm i romanit të mrekullueshëm të Miro Gavanit, të bëhet një fluturim (deri në folenë e qyqes!) e kallëzohet kallëzimi, (prapë i njohur) e të përsëritet, për të shumtën herë se, po të mos ishte Brodski, nuk do të ishte as Kafka vetë, nuk do të ishte as ajo ditë vere e shtatëmbëdhjetë qershorit të vitit njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë, kur në Zagreb, shtëpia e njohur botuese kroate “Zora” bënte promocionin solemn të kompletit prej tetë veprave (“Tregime”, libri I dhe II, “Procesi”, “Amerika” dhe ”Kështjella”, romane, “Letrat”, “Letrat Milenës” dhe “Ditari”. (Isha i pranishëm, kur ndodhi kjo mrekulli dhe, si korrespondent i jashtëm i “Rilindjes”, nga Zagrebi, atëbotë shkrova!).
Pas këtij digresioni të gjatë (dhe mbase të panevojshëm fare!), para se të vazhdohet “leximi” i romanit, pa fije hezitimi mund të pohohet se Miro ka bërë shumë mirë që e ka shkruar këtë roman, për t’ia bashkangjitur atë familjes së madhe të romaneve që i kushtohen dhe vazhdojnë këtij shkrimtari të madh, paksa i erret, i vrugët, në momente, por, ç’ti besh kur edhe vetë jeta e tij, ishte e tillë, e errtë dhe e shkurtër. Edhe romani në shqyrtim “Miku i Kafkës” i Miro Gavranit është i shkurtër por tejet simpatik dhe kollaj i lexueshëm.
“Një roman për shkrimtarin që e duan të gjithë. Për më shumë, një roman për njeriun që deshi atë shkrimtar më shumë se të gjithë. Një himn për miqësinë mes Franc Kafkës dhe Maks Brodit. Një libër që lexohet me një frymë dhe që të lë pafrymë”, thotë Ag Apolloni, vëllai i përkthyesit të romanit. Ç’mbetet dështohet këtu, pos të thuhet se Beni (gjithnjë Apolloni) ka bërë një punë të mirë (e të mbarë) kur këtë roman dukat, e ka përkthyer në shqip, për t’ua afruar edhe me ngatë shkrimtarin tragjik, në një farë mënyre, me prejardhje hebraike që shkruar vepra të spikatura letrare, gjithnjë në gjuhën e madhe gjermane, e që në saje të përkthimeve të shkëlqyera, si ky, aty e andej, i përkasin gjuhës së botës mbarë. Mirë ka bërë Shtëpia botuese “OM” që lexuesit të veta shqiptar, ia ka sjellë, këtë të vogël në fletë e të madh në vlerë!

(*Botuar më 5 Gusht 2017)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat