Deklarata Politike e 11 Partive Politike Shqiptare Zgjedhjet presidenciale e parlamentare 1992 dhe Fjalori Enciklopedik

Kultura

Deklarata Politike e 11 Partive Politike Shqiptare Zgjedhjet presidenciale e parlamentare 1992 dhe Fjalori Enciklopedik

Nga: Dr.Nikë Gjeloshi Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 15:08
Dr.Nikë Gjeloshi

Shkrimi im per Referendumin, i publikuar me 28 shtator 2022 në Facebook, ka zgjuar interesim dhe, permes komunikimit nga ca miq, me është kërkuar të jap shpjegim per publikun e gjerë edhe lidhur me Deklaratën Politike te 11 Partive politike shqiptare, te njohur edhe si Deklarata e Tre Opcioneve, per të cilen kam shkruar ne librat e mi, qe janë te arkivuara në Kosovë, Shqiperi e në Biblioteka Universitare te disa qyteteve të Perëndimit. Shpjegim do japi edhe per zgjedhjet presidenciale e parlamentare të majit 1992 dhe vlersimin tim lidhur më Fjalorin Enciklopedik.

Shpjegimi:
1.Tekstin e Deklaratës politike të 11 Partive politike shqiptare, e njohur per opinionin shqiptar si Deklarata e tre Opcioneve te partive politike shqiptare per zgjidhjen e çeshtjes shqiptare, sikur edhe Vendimin per formimin e Këshillit Koordinues te atyre Partive Politike, i kam hartuar Unë-Nikë Gjeloshi, autor edhe i tekstit te Referendumit te 26-30 shtatorit 1991 „per Republikën e Kosovës si shtet sovran e i pavarur“.
Per te mbetur pjesë e shkruar e historisë politike, per Tre opcionet e Deklaratës Politike te 11 Partive politike shqiptare, qysh ne vitin 1997 kam shkruar edhe në librin tim: „Kosova në udhëkryq`89-humbja e subjektivitetit dhe perpjekjet per pavarësi“, “Velar’’spa, Bergamo, Itali 1997, 145-149 (Libri gjendet në Arkiva e Biblioteka kombëtare Universitare dhe Biblioteka Universitare te disa qendrave perendimore…), ne te cilën i kam publikuar edhe dokumentet origjinale.

Ne fakt, një kohë te gjatë, permes Prof.Dr.Fehmi Aganit, ishte kerkuar qe Akademia e Shkencave e Arteve te Kosovës (ASHAK) ta hartojë një Deklaratë Politike per shqiptarët per te sherbyer si dokument per në Hagë (tetor 1991), ku trajtohej çeshtja e Jugosllavisë qe po shpërbëhej. Akademia e Shkencave e Arteve një kohë bukur te gjatë nuk hartoi asgje.

Unë, qe t’i fusja ne veprim idetë e konceptet e mia drejt qellimit per pavarësinë e vendit, dakordohem me Dr.Ibrahim Rugoven qe ta hartoj tekstin e asaj Deklarate Politike, dhe per tre (3) ditë e hartova tekstin me ato opcione.
Ato opcione i hudha si ide, në bazë të gjendjes së atëhershme politike në Kosovë dhe supozimeve se kah po synohej me ato zhvillime politike.
Para se te takohemi me lideret e 11 Partive Politike Shqiptare (Unë përfaqesoja PSHDK-në), me 11 tetor 1991, në Selinë e LDK-së (Shoqata e Shkrimtarve), e shiqoj edhe një herë tekstin e Deklaratës dhe i shenoj me laps germat A, B., Prishtinë, 11.10.91 (shih, shkrimi im me laps ne faksimil). Origjinalin e tekstit të asaj Deklarate Politike e posedoj edhe sot (shih, Faksimilin nga libri im „Kosova në udhëkryq …,148,149).

2.Lideri i LDK-së dhe kryetar i Këshillit Koordinues të pesë (5) partive politike shqiptare të Kosovës, tashmë edhe i 11 Partive politike shqiptare, Dr.Ibrahim Rugova, atë ditë në takimin me liderët e Partive politike shqiptare, para se ta lexonte tekstin e asaj Deklarate politike, u pohon të pranishmëve: „Nika e hartoi këtë Deklaratë Politike për tre (3) ditë, Akademia e Shkencave nuk na e hartoi as për disa javë….“ Sapo dëgjohen ato fjalë nga Rugova, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik i Preshevës, Riza Halimi afrohet te Unë dhe më uron!

Deklarata Politike e 11 Partive politike shiptare, e hartuar nga Unë-Nikë Gjeloshi, po atë ditë, më 11 tetor 1991, aprovohet dhe nënshkruhet nga të pranishmit, nder ata nënshkruhet edhe nga Unë. I njejti tekst i Deklaratës politike dorëzohet në Hagë nga Ibrahim Rugova, i cili kishte udhëtuar atje në krye të një delegacioni, kurse ende pa u kthye ai delegacioni nga Haga në Kosovë, me porosi të Rugovës, gazetarët e kërkojnë nga Unë tekstin e Deklaratës Politike, të cilin tekst ua shumëzoj per ta publikuar në shtypin e përditshëm…
Kryeministri i Italisë Giulio Andreotti, pasi nga presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia, kishte degjuar shpjegimin për tri opcionet e Deklaratës politike, kishte deklaruar: „Qenka Dokumenti me i mënqur qe ka mundur të jetë!“

Ka qenë befasuese për ndonjërin nga themeluesit e LDK-së, qe pas shumë vitesh në ndonjë libër te theksojnë se nuk e dijnë se kush ua shkroi Deklaratën Politike të tri opcioneve? Per mua ka qenë e kuptueshme, por Jo befasuese, sepse ‘ndonjëri nga ata themelues’ nuk ishin protagonist të zhvillimeve praktike politike, dhe nuk i ka pyetur askush për veprimtarinë politike që bëhej në atë kohë, prandaj edhe nuk kanë ditur se kush e shkroi Deklaratën Politike.

3.Pas luftës së UÇK-së për pavarësi nga Serbia (emrin UÇK ia dhashë Unë-N.Gjeloshi, tashmë e ka kuptuar edhe opinioni i gjerë), „ndonjëri nga ata themelues të LDK-së“, do të arrijnë në kupolën e Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës (ASHAK). Nga ato pozita, në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës (2018), i cili u vlerësue nga shumë kritikë se është shkruar pa kritere, pa parime e pa vlera, që do të duhej t’i permbaheshin hartuesit e publikimeve të tilla. Siç e thekson Akademik Rexhep Qosja: „Do parë krejt kush është futur në të, e kush është lënë jashtë këtij fjalori, për t’u bindur se çfarë injorance e ka konceptuar atë fjalor. Do parë se Fjalori Enciklopedik dhe lexuar edhe parafjalën se fjalori enciklopedik është vepër kundër kombëtare“ (Prishtinë, 16.10.2018). Dhe, në atë Fjalor Enciklopedik, edhe të vlerësuar si te atillë çfar thotë Akademik Qosja, i cili duhet doemos të pësojë plotësime, përpiluesit e atij fjalori nuk e kanë shënuar emrin e Nikë Gjeloshit: Protagonistin e ideatorin e të gjitha zhvillimeve politike me interes për popullin dhe vendin-Kosovën, veçmas nga vitet e 90-ta, të cilat ide e veprime bëhën histori politike; autorin e Referendumit të 26-30 shtatorit 1991 „per Republikën e Kosovës si shtet sovran e i pavarur“ në bazë të cilit Referendum iu dha pavarësia Kosovës në vitin 2008, siç e thekson edhe Dr.Albert Rochan (në vitin 2017, pë çka kam shkruar më parë); autorin e Deklaratës Politike të 11 Partive Politike shqiptare, nënkryetarin e Qeverisë se Exilit e Ministrin e parë të mbrojtjes së Republikës së Kosovës; ideatorin që, per te mos shkuar me Referendum në popull, qe ‘nuk do e lejonte Serbia e S.Millosheviqit‘, e zgjidhi nyjen Kushtetuese ashtu që kompetencat Kushtetuese të Kryesisë së Kosovës (nenet 107,… 111), me Amandament t’i barten Presidentit të Republikes. Pra, ne vend të Kryesisë së Kosovës, me Amendament zëvendësohet funksioni i Presidentit! Sipas asaj zgjidhje Kushtetuese, nga Unë-Nikë Gjeloshi, shpallen dhe mbahen zgjedhjet e 24 majit 1992 per President dhe delegat te Kuvendit te Republikës së Kosovës! Pa atë zgjidhje kushtetuese nga Unë, Kosova nuk do të mbante zgjedhje fare per President e as per Parlament. Pra, nuk do te zgjedhej as Presidenti! Me atë zgjidhje kushtetuese, të bërë nga Unë, Kosova i organizon zgjedhjet dhe bëhet me President historik! Kjo është histori që duhet respektuar e admiruar!
-Ibrahim Rugova, në tetor 1992, në Shtuttgart, në takimin qe kisha me të si qeveritar në exil, pas atyre zgjedhjeve, më falënderon per atë zgjidhje Kushtetuese dhe zgjedhjen e tij President!
Në Fjalorin Enciklopedik, hartuesit e atij Fjalori, shkurt: nuk ia publikojnë emrin e veprimtarinë themeluesit të Shtetit të Kosovës, të cilin si Minister i mbrojtjes i Republikës së Kosovës per organzimin e luftës së armatosur kunder popujve e shtetit të Jugosllavisë, Gjykata Supreme Ushtarake Federative e Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviqit, në qershor të vitit 1995, e dënon në mungesë me 10 vjet burg të rëndë (Vendimi, VVS FSRJ, Beograd, Br.18816/95). Kryetar i asaj Gjykate e nënshkrues i atij Vendimi për denimin tim-Nikë Gjeloshit, ministrit të mbrojtjes, është Prof.Dr.Aleksandar Rankoviq, nipi i Aleksandar Rankoviqit famkeq, që ushtroi dhunë e teror ndaj shqiptarëve, edhe ndaj prindit tim, veçmas gjatë mbledhjes se armëve 1956/57, deri sa e larguan nga pushteti në vitin 1966.

4.Miku im i kohërave dramatike të ndryshimeve kushtetuese, Profesori universitar Fatmir Fehmiu, vëllai me i vjetër i artistit Bekim Fehmiu, të cilin pas shumë vitesh e takova në hapësirat e Kuvendit të Republikës, në Prishtinë (më 27 tetor 2005), më thot: „Ajo qe ti-Nikë Gjeloshi ke bërë me rastin e ndryshimeve Kushtetuese 1988/89, e ke bërë Ti që se bëri askush, as Kryesia e Kosovës e as Kuvendi i Kosovës. Edhe ajo që bëre me faktorin ndërkombëtar dhe në Qeverinë e exilit e më vonë, e ke bërë Ti, e qe nuk e bëri askush. Ne, një grup intelektualësh të vjeter të Prishtinës, debatojmë shpeshherë per veprimtarinë tënde. Ti je vetë historia!’’
Prandaj, edhe per shkak të opinionit të gjërë, në shkrimin tim, në Facebook të 28 shtatorit 2022, i kam theksuar ca veprime praktike per Referendumin e shtatorit 1991 per pavarësinë e Kosovës, që ato veprime kthesë per të mirën e popullit e vendit, t’i dijë edhe opinioni më i gjerë, e jo të mbeten ato veprime praktike politike vetëm vepra historike në kujtesën e gjeneratës së kohës dhe në libra e Arkiva shtetërore e Universitare. Per atë qellim, për publikun, i bëra edhe këto shpjegime lidhur me Deklaratën Politike të 11 partive politike shqiptare, per zgjedhjet presidenciale e parlamentare të 24 majit 1992 dhe për mospërfshirjen time në Fjalorin Enciklopedik!

Si përfundim: Individet qe merren me historinë politike të Kosovës, per te mos mbetur injorantë, tjetërsues apo mohues të asaj historie, e mbase edhe të shuar fare, duhet të edukohen qe t’i konsultojnë veprat me vlerë historike të protagonistëve të kohës.

Filozofi A. Schopenhauer në esetë e tija, dhe shumë miq të mij perëndimor qe i krijova gjatë veprimit tim praktik politik, per t‘me mbështetur në kauzën per pavarësinë e Kosovës, pa të cilet nuk do bëhej Kosova, më këshilluan: „Si protagonist i krijimit të shtetit të Kosoves dhe i historisë më të re politike të saj, publiko e arkivo veprën tënde, sepse ta zhbëjnë ose ta tjetërsojnë veprën dhe historinë! Kështu ka ndodhur gjatë historisë se krijimit të shteteve, kështu mund të ndodhë edhe më Ty!“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat