Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” nis më 16 nëntor në Shkup

Kultura

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” nis më 16 nëntor në Shkup

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Më 16 nëntor do të nis Festivali i Teatrit Shqiptar "Moisiu".

Festival Moisiu është bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Shqiptar të Shkupit, Teatrit Kombëtar të Shqipërisë e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Me mbështetje të plotë të Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, teatrot kryesore shqiptare bashkë - organizojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të trija shtetet me 12 trupa teatrore”, bëhet e ditur në njoftim.

Sipas njoftimit, ky festival është emëruar në bazë të artistit të madh shqiptar të teatrit evropian – Aleksandër Moisiu.

Gjithashtu, festivali do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë. Festivali do të mbahet deri më 27 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat