Fjala rob nuk është serbisht as sllave, por puro shqiptare!

Kultura

Fjala rob nuk është serbisht as sllave, por puro shqiptare!

Nga: Agron Dalipaj Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 19:05
Autori Agron Dalipaj

RÖB, ròbinja (shq. rob, robinjë).

Fjala serbokroate njësoj si në shqip shënon një rob lufte ose skllav. Përndryshe prej serbokroatishtes, shqipja jep një kuptim më të zgjeruar të fjalës: "robi i shpis", "rob i Zotit", "rob i zakoneve", "rob i mendimeve" etj.

Serbokroatishtja nuk ka një motivim etimologjik për fjalën, por kjo nuk i pengon gjuhëtarët tanë si Çabej SE VI 299, Omari MGSS 253 e Topalli FEGS 1252 të pranojnë e pasojnë vendimin pa etimologim të Mikloshiçit AF I 368 sikur fjala rob e shqipes është huazim prej serbokroatishtes!

Ne dimë se fjala i takon gjuhës në të cilën ajo tregon etimologjinë e saj dhe shqipja jep motivim etimologjik, përkundër serbokroatishtes që e ka krejt të pamundur të japë një etimologji qoftë edhe çfarëdo.

Kuptimisht robi është një armik i kapur dhe që mbahet i gjallë e në ruajtje.

Ndaj shqipja pozon:

ROB > RO-B > B-RO > mB-RO >

mB'ROhet = i mbrohet jeta deri në një kohë kur për të merret një vendim.

Fjala ROB pozon edhe:

ROB =

ROBa =

RO-Ba =

RO-mBa = mBa në ROjtje.

Për sa robi është pronë e dikujt, ai edhe ruhet e mbahet në roj-tje sepse vlen për punë të papaguar etj.

Përndryshe [rob] quhet dhe skllavi, i cili nuk ka të drejta të tjera dhe jeta e tij i takon pronarit të tij. Për sa robi ka vetëm të drejtën të jetojë deri kur të dojë pronari apo robëruesi i tij, shqipja jep edhe një tjetër pozim etimologjik:

ROB =

RROB =

RRO-B =

RRO mBa =

mBa(het) në RRO(jtje)=

mBahet në jetë (sepse vlen për tu përdorur).

Kuptimet "rob i shpis", "rob i zotit", "rob i mendimeve" etj., duket se janë kuptime figurative dhe emërtojnë një njeri që i nënshtrohet e i urdhërohet kryefamiljarit, zotit, mendimeve (një filozofie), zakoneve etj.

Përfundimisht: fjala rob gjen etimologji në shqip dhe nuk mund të jetë një huazim nga serbokroatishtja dhe e vërtetë mund të jetë e kundërta e asaj që thonë Mikloshiç, Çabej, Omari e Topalli dhe kemi të bëjmë me një huazim të serbokroatishtes prej shqipes.

Fjala i rikthehet fondit të fjalorit autentik të shqipes, përndryshe dikush duhet të sjellë një etimologji tjetër e më bindëse, por kjo duket si punë e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat