Dhuroni

Kultura

Dhuroni

Nga: Zymer Mehani Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 07:44
Zymer Mehani

Dhurojani skamnorit ilaçin
Që ka shijen e qumështit të nënës

Dhurojani fëmijës buzëqeshjen
E t'i ndrijë fytyra si rrezet e hënës

Edhe të sëmurëve dhurojuni kurajo
Që sëmundjen do ta mundin

Dhe pleqve që hecin kërrusur
Ndihmojuni pleqërinë për ta zbutur

Dhurojani fëmijës suaj mitar
Në vesh ninullën ngadalë

Tregojuni të tjerëve ato që i dini
Dijen në vete mos e ndryni

Që ta kuptojnë të natës skëterrë
Dhe dritën e ditës përherë

Ndihmojuni të varfërve, vëllezër
Mos i lini të mjerë

Dhurojani alfabetin e dijen
Atyre që kanë nevojë

Le të besojnë në mirësinë tuaj pastaj
Vetes le t'u besojnë

Zgjatjuani duart, vëllezër
Si shprehje ngushëllimi

Atyre që s'kanë prindër, jetimes a jetimit
Le të mësojnë edhe ata si pritet mjerimi

Si shërohet zemra e lënduar
Me fjalë të ëmbla ngushëllimi

E skamnorëve nëse dashuri ju keni dhuruar
Ta dini vëllezër se i keni pasuruar

Ai më s'është skamnor
E ju do t'jeni të bekuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat