Monedha të lashta me mbishkrime në gjuhën shqipe, mbi 2300 vjeçare

Kultura

Monedha të lashta me mbishkrime në gjuhën shqipe, mbi 2300 vjeçare

Nga: Aleksander Hasanas Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 09:40
Mbishkrime shqipe në monedha

ΒΑΛΘEΑΝΑ - E vendosur nga Plini (HN 3.101) midis Lupiae (Lecce) dhe Caelia (Ceglie Messapica), në të njëjtin vend ku Balentium shfaqet në Tabelën e Peutinger.

Emri gjendet si Baltium në Mela (2.4). Monedha argjendi të tipit Tarentine që datojnë rreth vitit 350 p.e.s. me legjendën dhe figuracionin e #BALENES aty Messapiane Balethas ose (Valethas) i atribuohen qytetit.

Rrënojat e qytetit gjenden në seksionin e Agro di Torchiarolo të quajtur Balesio latin. Valesio 2 km në veri të S. Pietro Vernotico.

Muzeu Provincial në Brindisi ruan mbishkrime të shumta Iliro - Messapiane dhe materiale funerale nga Baletium.

Kemi gjithmonë parasysh se Shkronja e lashtë pellazgo-iliro-shqiptare 'B' prej gjuhës latino-greke lexohet 'V' ndaj dhe emërtimi i këtij qyteti prej antikitetit deformohet e lexohet prej tyre nga 'Balesio' në "Valesio".

Etimologjia: Mendohet se Balec vjen nga ilirishtja dhe mund të lidhet me fjalën shqipe ballë, nga protoshqipja *balā.

I pari që doli në këtë përfundim ishte studiuesi i mirënjohur Milan Sufflay.

Por, ka shumë mundësi që ky emërtim lidhet edhe me fjalën shqipe "Baltë' e nëse vëmë re me kujdes mbi monedhë shkruhet ekzaktësisht:

*ΒΑΛΘEΑΝΑ; BALTEANA' me kuptimin "Baltë e tana; #BALTIANA; KENETE" (ea = i)

- Dhe mandej nëse i referohemi edhe rrënjës IE *bhel(e)- 'shkëlqyes, i bardhë', edhe këtu kemi sërish fjalën shqipe Ballë, Balë, Bala, Balash etj., fjalë kjo e cila tregon bardhësi, shenjë e bardhë mbi një trup me ngjyra të tjera, ashtu si dhe prej studiuesit Julis Pokorny kemi në shqipe: Ba (la) = Dritë; bardhësi ... në ballë, dukje dukshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat