Nëse dashuria më bëri poet

Kultura

Nëse dashuria më bëri poet

Nga: Agim Desku Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 10:55
Poeti Agim Desku

Me vite i kam bashkue plagët e atdheut

I vura në gji për me i rujtë afër zemrës

Aty ku i ruaj shekujt e dashurive të shpirtit

Nëse ato një ditë do të më bëjnë pakëz poet

 

E di të krisur e rebel më kanë bërë me vite

Atëherë kur veten e pava në sytë e hyjneshës

As vet nuk e di se si erdha deri këtu pa u dehë

Askush nuk e beson rebelizmin që ia bëra jetës

 

Se mendoja që ka jetë pa buzêqeshjen e saj

Të njëjtë na kishte krijue perëndia për njeri-tjetrin

Edhe në traditë me u dashtë deri në çmenduri

Të dytë luftuam në dy fronte për të mbijetuar sot

 

Për plagët e atdheut luftuam e u bëmë çlirimtarë

Për dashurinë e lotit u bëmë dashnorë të marrë

Me sa mund erdhëm këtu më u ba pakëz poet

Me e fal dashurinë e me u ba ma shumë atdhetar

 

16 Nëntor 2022 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat