Yje të pashuar

Kultura

Yje të pashuar

Nga: Zymer Mehani Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 13:20
Zymer Mehani

Nëno, s'ke pse qan
Nuk ke pse dënes
Ndriçojnë bijtë e tu
Si diell në mëngjes

Në flamur ungjitën
Shqipet e Arbërisë
Sepse ia dinin
Peshë e çmim lirisë

Si shqipet u rritën
Ndërprenë fluturimin
Sepse në flamur
Kishin bërë betimin

Loti na pikon
Por, jemi krenarë
Për Yjet e pashuar
Të gjakut shqiptar

Lavdi, ju qoftë vëllezër
Trima me besë t' burrit
Kombi s'ju harron
Shqipe të Flamurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat