Aty qëndron Ibrahim Rugova

Kultura

Aty qëndron Ibrahim Rugova

Nga: Fatime Kulli Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 15:08
Fatime Kulli

Sapo prek ajrin e agut, luleve të paprekura

Dëgjojë ninullat e shuara n’djep të historisë

Nëpër tela të lahutës tingujt e përjetshëm

Hite kombëtare, dëgjohen krismat e trimërisë.

Udhëve të shtrëngatave lexojmë

Idealet kombëtare e sentencat e mençurisë.

Teksa ndjej aromën e amanetit lisave të lashtë,

Shfletojmë jetët nëpër faqe të bardha,

Ku na buzëqeshin fotografitë lapidarëve

Flladitur me trimëri dhe gjak për Liri,

Aty qëndron i madhërishëm Ibrahim Rugova

Me diellin e së ardhmes për kombëtari.

Ndjej të më rrahë ajri i Lirisë, bjeshkëve kryelartë,

Tek çdo shkronjë e çdo fjalë të gjuhës shqipe,

Rrezaton burri i shekullit të Kosovës e kombëtarisë.

Portret i heshtur, kështjellë me shallin në qafë,

Është libri i shenjtë i burrit të historisë.

Në kështjellë të lirisë

(Kushtuar poetit Tahir Desku)

Mes ëndrrash e legjendash

mbahem fort pas pemës së identitetit,

mes gumëzhimash, krismash e të qara foshnjash

maleve të lashtë të Drenicës.

Në faqen e purpurt të historisë

përkund djepin,

muza shpirtërore

e poetit Tahir Desku nga Klina.

Në duar shtrëngoj ruzaret e Shën Mërisë

ku shndrijnë aureolat e “Engjëjve të lirisë”.

Në logun e përgjakur të luftës

rritej trimëria e fjalës...

Luftëtari dhe reporteri trim

me gjak qëndisi vargje për liri.

Shëtis nëpër ëndrra legjendash

mes drithërimash lotit...

Shshëëtt! Shpirti i tij oshtin

nën frymën e tokës Amë...

Tej në horizont shfaqet një kalë i bardhë,

ngarkuar me degë ulliri, vjen prej larg...

Hingëllima derdh tinguj mitik...

Shëtis nëpër ëndrra të gjelbra...

Malet e Drenicës

me zogjtë që shtegtojnë qiparisave të lirë,

duke kënduar këngën e përjetshme:

“ENGJUJT E LIRISË”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat