Barazimi

Kultura

Barazimi

Nga: Sevdail Hyseni Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Lufta e gjelave

Shkon në barazim,

Kush do të këndoj

Shihet në agim?!

Pa u gdhirë mirë

Disa kokoshë…

Fillojnë të fryhen

Porsi kaposh!

Ndarja e pozitave

Na djeg si spec,

Disa nga gjelat

Mbyllen në kotec!

Presin kompromis

Për një unitet,

Që nuk e zbatuan

Asnjëherë në jetë!

Apo siç thotë Tashi

Në një shpoti:

- Tani pesë me pesë,

Nesër tetë me dy!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat