Akulli i ftohtë suedez nuk i fiku krijuesit mëgimtarë, përkundrazi këta pishtarë e shkrin atë dhe deborën me ngrohtësinë e shpirtit dhe ngrohtësinë e vargjeve

Kultura

Akulli i ftohtë suedez nuk i fiku krijuesit mëgimtarë, përkundrazi këta pishtarë e shkrin atë dhe deborën me ngrohtësinë e shpirtit dhe ngrohtësinë e vargjeve

Nga: Xhavit Çitaku Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga XHAVIT ÇITAKU

Ängelholm, 19 tetor 2022 - në kuadër të shënimit të festave të nëntorit, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar ” Papa Klementi i XI Albani”, në Engelholm të Suedisë organizoj një aktivitet të pasur kulturor, në të cilin pos anëtarëve aktiv të saj,morën pjesë edhe një numër i madh i pjesëtarëve të komunitetit shqiptar që jetojnë sidomos në jug të këtij shteti skandinav. Tubimin e hapi Kryetari i Këshillit organizativ Robert Hoti, i cili është njeri ndër donatorët e rëndësishëm të kësaj shoqate për shumë vite. Në fillim të këtij eventi Kryetari i Shoqatës z. Hysen Ibrahimi dhe Prof. Fetah Bahtiri, nënkryetar, i njohtuan të pranishmit për takimin e zhvilluar të një delegacioni të kësaj Shoqate me udhëheqjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, në të cilin u shkëmbyen të dhëna lidhur me aktivitetin e begat që po zhvillojnë këto dy insitucione. Pritja ishte vërtetë vëllazërore dhe e nivelit akademk, ndërkaq Kryetari i Akademisë së Shkencave z. Skendër Gjinushi pasi e lavdëroj Shoqatën e Shkrimtarëve nga Suedia për një aktivitet të pasur që po zhvillon në fushën e krijimtarisë letrare dhe asaj atdhetare, në pika të shkurtëra këtë delegacion e njoftojë për punën e madhe që po zhvillohet nga ky institucion i lartë i dijes në të gjitha fushat të rëndësisë së veçantë për vendin. Ky takim ishte shumë i rëndësishëm edhe më kulmori nga të gjithë të tjerët dhe padyshim se është një nxitje për një aktivitet edhe më të madh në të ardhmen, tha pos tjerash z. Hysen Ibrahimi.

U përuruan 23 tituj të rinjë librash

Për shkak të pandemisë dhe pengesave tjera të arsyshme, SHSHASH “ Papa Klemendti i XI Albani” nuk kishte arritur të organizoj një tubim të veçantë ku do të përuroheshin vepra të krijuara nga anëtarët e kësaj shoqate, ndaj në këtë event u përuruan 22 tituj të rinjë librash të zhanreve të ndryshme, siç vijon:

“Avdyl Uka hero i dëshmuar i atdheut”, autor Hysen Ibrahimi, referoi Prof. Fetah Bahtiri. “ Reflektime”, autor Prof. Fetah Bahtiri, referoi Hysen Ibrahimi. “ Unë quhem Drita”, autor Prof. Fetah Bahtiri, referoi Xhavit Çitaku. “Dardanët për Dardani”, autor Rrahman Rrahmani referoi Xhavit Çitaku. “ Parfum i përmallimit të shenjtë”, autor Remzi Basha, referoi Hysen Ibrahimi. “Dashuri e përjetshme”, autor Remzi Basha, referoi Hysen Ibrahimi. “ Zemra e zemrës sime” autor Remzi Basha referoi Hysen Ibrahimi. “ Dëshirat e dashurisë”, autor Remzi Basha referoi Hysen Ibrahimi. “ Me shpirtin në buzë”, autor Remz Basha referoi Hysen Ibrahimi. “ Dashuri e parë”, autor Remzi Basha referoi Idriz Gashi. “ Mollë e kafshuar”, autor Idriz Gashi referoi Remzi Basha. “Dëshirë mërgimtari”, autor Idriz Gashi referoi Remzi Basha. “Ëndrra të thyera”, autor Xhavit Çitaku referoi Prof, Fetah Bahtiri. “ Figura e Skendërbeut në trashegimin shqiptare dhe të huaj”, autor Prof. Rexhep Jashari referoi Xhavit Çitaku. “Flakë”, autor Adnan Jetullahu referoi Hysen Ibrahimi. “ Nëpër Shtigjet e jetës sime”, autor Bajram Muharremi referoi Prof. Fetah Bahtiri. “Mbi krah të ëndrrës”, autor Bajram Muharremi referoi Prof. Fetah Bahtiri. “ Vlerësimet e miqve”, autor Bajram Muharremi referoi Prof.Osman Ahmetxhekaj. “ Kadri Bistrica guri i kufirit të atdheut”, autor Bajram Muharremi referoi Prof. Osman Ahmetxhekaj. “Vatër e diturisë”, autore Delvina Ibishi referoi Hysen Ibrahimi. ”Misteret e Kohës”, autore Elhame Gjyrevci referoi Mona Juniku. Do veçuar librin e dy të rejave Albina Ibrahimi dhe Teuta Zeneli i titulluar “Tryeza vegjetariane e Ballkanit”, për të cilën referoi Prof. Fetah Bahtiri.

Vlim i palcit të kulluar shqiptar

Referuesit e këtyre librave theksuan ndër të tjera se historia e popollit shqiptar është e mbushur me plot fatkeqësi të pameritura që ia vështirësuan jetën shqiptarëve. Dhe shi për këtë, për një arsye apo për një tjetër qindra mijëra shqiptarë ishin të shtrënguar që ta braktisin vendlindjen dhe ta njohin ngurtësinë e udhëve të vendeve të huaja. Mijëra sish u vendosën edhe në Suedinë e largët, të cilët fort mirë u integruan në shoqërinë e këtij shteti skandinav. Rezultetet që po i arrinë komuniteti shqiptar në të gjitha fushat e jetës dhe të punës të bëjnë krenar dhe të bëjnë të ndihesh mirë që je shqiptar. Punë të shkëlqyer po bëjnë edhe në krijimtarin letrare në zhanre të ndryshme, por, megjithatë, dominon krijimtaria poetike, në të cilën të bie në sy dhe që është shumë e çmueshme është vlimi i një palci të kulluar shqiptar në të. Zëri i këtyre krijuesve grumbullon vrullshëm ndiesinë që dojnë dhe gjejnë shprehje të menjëhershme dhe kështu qartësohet e forcohet shtjellimi i temave duke arritur sigurinë artistike. Këta autorë librash të shumtë për vite me radhë jetojnë në mërgim ndërsa në krijimtarin letrare, disa sish, si yje po shndërrisin. Pena e tyre po del sheshi që në vetmin e madhe muza e poezisë po krijon vjersha të bukura dhe të teholluara artistikisht. Këta krijues po e bëjnë punën e tyre me përkushtim dhe për dashamirët e fjalës së shkruar kanë arritur të përmbyllin një opus të lakmueshëm poetik, por edhe në prozë e zhanre tjera, dhe kësisoj duke dëshmuar aftësinë e tyre krijuese, por edhe duke befasuar me çeljen e luleve të mëdha të verës në hapësirën tonë të pasur letrare. Dhe tash këto lule kanë hapur petalet erakëndshme, dhe natyrisht që bletët dhe fluturat po sjellin puhizat e prehjes poetike dhe në këtë mënyrë lexuesit po përjetjnë këto befasi: Lexuesit do të njihen me disa poet të njëmendtë që tërë kohën shkruajnë vargje të përjetuara thellë, me përkushtim të madh pa u nxituar. Duke u nisur nga fakti se shumica e këtyre krijuesve kurrë më parë nuk e kishin shkruar një rrjesht të vetëm në fushën e krijimtarisë letrare, ata pritën derisa u poçën mirë e mirë idetë dhe me pas si bleta punëtore iu qasën me entuziazëm të madh kësaj fushe magjike në letrat shqipe. Nga mijëra vjersha të botuara në këta libra dominojnë vargjet për vendlindjen, atdhedashurinë, për mallengjimin, për mërgimin, dashurinë ndaj prindërve, shokëve e miqëve, bukuritë natyrore në trungun shqiptar, dëshmorët, lirinë e fituar me gjak. Shihet qartazi nga vargjet se këta autorë vërtetë janë shkëputur me fërshkëllimë rrëqethëse nga harku i kohës, por meqë janë krijues të mirëfilltë i përballojnë me dinjitet të gjitha stuhitë e errëta të kohës. Po nga ana tjetër e thotë me urti i madhi ynë Lasgushi se: “poezia nuk duhet të flas, duhet të jetë”. Laryshia e temave është e gjerë dhe tërëheqëse. Janë poezitë për vendlindjen, për fatin e tërë një kombi, për jetën që është një tortur e madhe në mërgim, por edhe vargje për të bukurën dhe të shëmtuarën. Lexuesi në këta libra sa do të has në vargje epike , befasisht do ta ngazëllejnë lirikat e bardha si ato rrezet e këndshme, ato rriskat magjepse mes nesh. Autorët e këtyre veprave nga kujtimet e rinisë bartin me vete dashurinë që më vonë me nder e kthejnë borxhin, duke i mbledhur me kujdes e përmallshëm në vargje. Këta autor krijojnë libra edhe të zhanreve të tjera në Suedinë e largët në mes kristaleve të deborës, sa i kemi duke medituar para valëve të liqenit të huaj, krahët e kujtimit i kthejnë në vendet e tyre të preferuara në vendlindje dhe na i dhurojnë fizionomitë e njerëzve tanë, na i dhurojnë edhe tingujt e lahutës e të çiftelisë, tinguj këta që i mbajnë gjallë poetët, prozatorët e artistët që mos t’i thithin bardhësitë e veriut dhe të akullit të ftohtë. Ky akull nuk i fiku këta pishtar, përkundrazi këta pishtarë e shkrin atë dhe deborën me ngrohtësinë e shpirtit dhe ngohtësinë e vargjeve të tyre. Ndaj, nuk është vështirë të shihet e të kuptohet se disa shprehje si bilbili, zëri dhe gjumi bartin ndjenja skofiare të buta, të përvajtshme që i veçojnë autorët me një lidhje të tyre emocionale. Dhe kësisoj, në të vërtetë, poezisë i japin një ndieshmëri artistike. Gjithsesi permes përvojes poetike dhe në përgjithësi në mjedisin ku ata jetojnë, e zgjerojnë, e pasurojnë dhe i përgjithsojnë prurjet e krijimtarisë së tyre.

Në fushën romanteske, dramë, ese, historiografi, tregime, dokumentar etj ka pak krijues, por edhe pse të paktë ata me përkushtim po punojnë në këtë drejtim dhe ato pak vepra të botura tregojnë qartazi për një nivel të lartë artistik të tyre.

Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti kulturor u kënaqen me vargjet e bukura të recituara nga krijuesit entuziastë të kësaj shoqate, por edhe krijues të tjerë që kishin ardhur enkas për të garuar me vjershat e tyre në këtë orë letrare të organizuar e përgatitur mirë. Duartrokitje frenetike mori voglushja Tiara Görxhaliu, e cila recitoi për mrekulli , ndaj ajo u shpërblye me shpërblimin e veçantë të jurisë. Vendi i parë iu dha krijuesve Prof. Fetah Bahtiri dhe Bedri Paci, vendi i dytë Hysen Ibrahimi dhe Bajram Muharremi, ndërkaq vendin e tretë e ndanë Fahredin Berisha dhe Adnan Jetullahi. Shpërblimin e veçantë nga Juria e mori shkrimtarja Elhame Gjurevci, ndërsa të publikut Xhevrije Nimani dhe të rejat Albina Ibrahimi, Alketa Kajtazi dhe Donika Sallahu.

Këtë manifestim kulturor Prof. Fetah Bahtiri, nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i XI Albani”, i njohtojë të pranishmit se nga viti i ardhshëm Juria Profesionale e formuar ditë më parë do të filloi të vlerësoj krijimtarinë e anëtarëve të saj dhe do të ndaj shpërblimin për librin më të mirë të botuar në vitin 2022. Në këtë konkurs garues mund të marrin pjesë edhe të gjithë krijuesit në të gjitha trojet etnike dhe në mërgim. Afati për t’u paraqitur është deri me 31 dhjetor të këtij viti.

Në këtë manifestim kulturor u ndanë certifikata “Anëtar nderi” nga Shoqata Kombëtare e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri- Itali. Këto certifikata i morën: Osman Ahmetxhekaj, Xhavit Çitaku, Remzi Basha, Iljaz Spahiu, Albert Jashari dhe Mejdi Orana me arsyetimin se si intelektualë, kontributëdhënës, humanist dhe veprimtarë të shquar dhanë shumë për arsim, për çështjen kombëtare, bashkimin kombëtar, kultivimin, ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditës shqiptare në botë dhe mbështetës të kësaj shoqate.

Punë të madhe rreth afirmimit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI AlbanI”, Suedi (SHSHASHS), po japin edhe kameramanët Bajram e Arlind Uka, fografi Adnan Jetullahi si dhe donatori Robert Hoti, për të cilën gjë janë falënderues nga SHSHASHS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat